5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVLEN thotë se “uragani i drejtorëve shqiptarë në shëndetësi po vjen”: BDI...

VLEN thotë se “uragani i drejtorëve shqiptarë në shëndetësi po vjen”: BDI dhe patericat e saj në panik! Ja lista e drejtorive

VLEN ka përgënjeshtruar reagimet e Frontit Europian për mosemërimin e drejtorëve shqiptarë në shëndetësi, përcjell TV21.

Thonë se “BDI-së dhe patericave të tyre që po i dëgjohet piskama në këtë periudhë të tranzicionit të pushtetit të tyre 20 vjeçarë e më shumë”.

Siç bëhet e ditur nga VLEN, koalicioni shqiptar në Qeveri do të ketë dhjetëra drejtori në shëndetësi, përfshirë klinikat universitare, institucione dhe spitale shëndetësore, por edhe shtëpi të shëndetit publik.

Sipas asaj që deri më tani është dakorduar nën drejtimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, VLEN do të ketë këto drejtori:

Klinika Universitare e Kardiologjisë – Shkup

Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup.Klinika universitare e Urologjisë – Shkup

Klinika universitare e Nevrologjisë – Shkup

Klinika për Kirurgji Digestive – Shkup

Instituti Universitar për Radiologji – Shkup

Klinika për Gjinekologji dhe akusheri “Nënë Tereza” Shkup

Spitali i specializuar apo klinika për geriatri “13 Nëntori” Shkup

Spitali Psikiatrik Shkup

Institucioni publik për nevojat dhe shërbimet e klinikave universitare, Entin dhe Qendrën Emergjente – Shkup

Qendra e Shëndetit Publik – Shkup

Qendra e Shëndetit Publik – Kumanovë

Drejtoria për ilaçeve dhe pajisje mjekësore – MALMED

Klinika e Tetovës

Spitali i specializuar i nefrologjisë në Strugë

Spitali i përgjithshëm – Dibër

Spitali “Ferid Murad” në Gostivar

Instituti për Mjekësi Transfuzionale – Shkup

Instituti për mjekësinë e punës në Shkup

Shtëpia e Shëndetit Publik – Qendrore Shkup
Shtëpia e Shëndetit Publik – Tetovë
Shtëpia e Shëndetit – Kumanovë
Shtëpia e Shëndetit – Kërçovë
Shtëpia e Shëndetit – Gostivar
Shtëpia e shëndetit – Strugë
Shtëpia e Shëndetit – Likovë

Ditëve në vijim pritet edhe emërimi i këtyre drejtorëve nga ministri i shëndetësisë, Arben Taravari./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments