21.5 C
Tetovo
E hënë, 23 Shtator, 2024
BallinaLajmeVLEN: S’ka më vjedhje të parave për shënimin e MO-së / BDI:...

VLEN: S’ka më vjedhje të parave për shënimin e MO-së / BDI: E organizoi putinisti i përbetuar Stoillkoviq, me buxhet të cunguar

Shënimi i Marrëveshjes së Ohrit, si momentit historik, më në fund u lirua nga kthetrat e individëve që për vite të tëra e përdorën për të plotësuar dëshirat e tyre personale dhe për të përvetësuar pasurinë e popullit, thanë sot nga koalicioni qeveritar VLEN. Përmes një komunikate me shkrim, ata shtojnë se nga arroganca politike nga qëndrimi i gjatë në pushtet, BDI ende mendon se mund të përvetësojë çdo arritje të shqiptarëve dhe se me arrogancë guxuan të mbajnë një event paralel për këtë datë të rëndësishme, përkundër thirrjeve të shumta për të mos krijuar ndasi.

U kundërpërgjigjën integristët, të cilët konsiderojnë se shënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga qeveria, siç e quajnë, monoetnike dhe pa legjitimitet, kaloi nën hijen e faktit që organizohej nga putinisti i përbetuar, një mos njohës i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe Marrëveshjes së Ohrit si Ivan Stoilkoviq, si dhe me buxhet të sakatuar. Nga BDI përfundojnë duke thënë se platforma ligjore mbi legjitimitetin, e përgatitur si propozim nga Paul Williams, parandalon vasalitetin dhe mungesën e legjitimitetit etnik të institucioneve në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit, andaj paralajmërojnë se nga shtatori do të nisin konsultime publike mbi platformën për legjitimitet me botën akademike, organizatat joqeveritare, mediat dhe qytetarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments