31 C
Tetovo
E shtunë, 26 Korrik, 2025
BallinaLajmeVLEN: Shpifje e mashtrime nga BDI, anketat jashtë vendit edhe në gjuhën...

VLEN: Shpifje e mashtrime nga BDI, anketat jashtë vendit edhe në gjuhën shqipe

Nga Koalicioni VLEN kanë dalë me kundër reagim ndaj pretendimeve të oponentëve politik për mos përfshirjen e gjuhës shqipe në anketat me disaporën.

Sipas VLEN-it anketa është ndë dispozicion edhe në gjuhën shqipe dhe mund të plotësohet lirisht nga të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë venddit.

Për VLEN-in reagimet ishin një blof mediatik ndëresa shpifjet vijnë nga qendra antishqiptare,

Komunikata e plotë e Koalicionti VLEN

VLEN reagon ndaj shpifjeve dhe përpjekjeve të qëllimshme për të dezinformuar opinionin publik nga eksponentët e të ashtuquajturës “Botë Serbe” dhe propagandistëve të njohur për manipulim dhe fabrikim lajmesh të rreme. Kësaj radhe, objektiv i sulmit të tyre ishte një anketë hulumtuese e organizuar nga një organizatë joqeveritare maqedonase, e cila po zhvillon një sondazh me diasporën nga të gjitha komunitetet e Maqedonisë së Veriut.

Si zakonisht, propaganda e njohur për përhapjen e fake news-eve u përpoq të paraqesë si “skandal” faktin se gjuha shqipe nuk ishte përfshirë në anketë, një pretendim krejtësisht i pavërtetë. Në të vërtetë, anketa është në dispozicion edhe në gjuhën shqipe dhe mund të plotësohet lirisht nga të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

VLEN denoncon këto tentativa të ulëta për të devijuar vëmendjen publike nga çështjet reale dhe për të njollosur çdo iniciativë që lidhet me interesin qytetar. E gjithë kjo përbën një tjetër blof mediatik, një tjetër valë shpifjesh që vjen nga të njëjtat qendra të cilat prej kohësh janë ekspozuar si përfaqësuese të interesave antiperëndimore dhe anti-shqiptare.

VLEN i bën thirrje të gjithë mërgatës shqiptare të marrë pjesë aktivisht në këtë anketë, si pjesë e rëndësishme e përfshirjes qytetare dhe demokratike: https://www.surveymonkey.com/r/HYZYR3W?lang=sq

VLEN do të vazhdojë të mbrojë interesin publik, të vërtetën dhe të qëndrojë fuqishëm kundër propagandës së ndyrë dhe të shërbimeve që i kanë sjellë dëm vendit për dekada.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments