Pas arrestimit të 35 vjeçarit për incidentet në Kumanovë kanë reaguar nga koalicioni VLEN nga ku thonë personi në fjalë është familjarë i Prokurorit Xhelal Bajrami.
Në reagimin e tyre mes tjerash thuhet: Kujdesi nuk është vetëm fjalë por edhe vepër, e kjo u dëshmua sot kur nga përgjegjësia e lartë e profesionalizmi i pakompromist i organeve të hetuesisë u zbardhë një rast që zbardh shumëçka. Me arrestimin e personit që ka vë zjarrin veturave dhe një lokali në Kumanovë zbardhet e vërteta e shumë pritur për qytetarët e këtij vendi, por edhe të gjithë të tjerëve. Мe Qeverinë e re, si çdo rast tjetër edhe ky rast u hetua në kohë rekorde me çka situata qartësohet edhe më shumë edhe më mirë. I arrestuari është familjar i prokurorit, Xhelal Bajramit, vetura e të cilët poashtu është e djegur. Por, si rezultat i teatrit falso ky i fundit nuk është proncuar askund për të ngritur dyshime në mënyrë që të krijojë terren të pastër për partinë e tij që të mbajnë konferenca për shtyp e të trazojnë qytetarët kinse situata ka dalë prej kontrolli.Opinioni tani do ta ketë edhe më të qartë se nga cilat qendra jepen urdhëratë për prishje të rendit dhe qetësisë. Sepse, është absurd në vete të shfrytëzohen rastet e tilla për të mbjellë frikë deri në palcë te qytetarët. Thuhet mes tjerash në reagimin e koalicionit VLEN.