29.8 C
Tetovo
E hënë, 1 Korrik, 2024
BallinaLajmeVLEN reagon ndaj BDI-së: Sot derdhni lot krokodili, në vitin 2019 Osmani...

VLEN reagon ndaj BDI-së: Sot derdhni lot krokodili, në vitin 2019 Osmani e Grubi kërkuan rishqyrtim të emërimit të Erolld Musliut

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj kritikave të Bashkimit Demokratik për Integrim, për shkarkimin e Erolld Musliut nga posti i drejtorit të Agjencisë për Zbulim..

“Sot derdhin lot krokodili, në vitin 2019 Osmani dhe Grubi kërkuan të rishqyrtohet vendimi për emërimin e Erold Musliut”, fillon reagimi i VLEN-it.

Më tej në reagim thuhet:

“Është hipokrite që BDI-ja opozitare të akuzojë shqiptarët për përfaqësim të pamjaftueshëm në shërbimet e sigurisë. T’i radhisim faktet. Gjatë mandatit të Talat Xhaferit si Ministër i Mbrojtjes, ZERO shqiptarë në njësinë e ushtrisë “Ujqërit”. Gjatë mandatit të Talat Xhaferit si kryeministër teknik, një ushtar profesional shqiptar është rrahur brutalisht pasi ka reaguar ndaj garës selektive te “ujqërit”. BDI përmes Bujar Osmanit dhe Artan Grubit në vitin 2019 ka kërkuar nga presidenti i atëhershëm Stevo Pendarovski që ta rishqyrtojë vendimin për emërimin e Erold Musliut për drejtor të Agjencisë për Inteligjencë. Prandaj, kjo klithmë e BDI-së nuk ka të bëjë me përfaqësimin e shqiptarëve në institucione, por sepse Grubi, Bujari, Kreshniku dhe kompania humbën privilegjet e tyre. Koalicioni VLEN ka zëvendësdrejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare, institucion që sipas programit të Qeverisë pritet të fuzionohet me Agjencinë e Inteligjencës. Pas kësaj reforme, propozimi i koalicionit VLEN për zëvendësdrejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare do të jetë zëvendës edhe në shërbimin e integruar të inteligjencës.

Dhe për fund…
Ështe e vërtete, qe Agjencia për zbulim ka pas zëvendësdrejtor shqiptar qe nga viti 2001, por poashtu është e vërtete qe ne vitin 2013 ishit JU qe ndërruat sistematizimin e Agjencisë ku u zhduk posti i zëvendësdrejtorit. Qe nga ai vit shqiptaret nuk kane pasur zëvendësdrejtor, sistematizim që e votuat ju në mbledhje te qeverise, duke mos ditur se çfare keni bë. Posti i zëvendësdrejtorit u rikthye ne vitin 2021, por qe nga ai vit cilin pozite e kishit JU (BDI)? ASNJËRIN!

Pozitën e zëvendësdrejtorit te Agjencisë, shqiptar, do e riktheje VLEN!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments