13.6 C
Tetovo
E premte, 6 Qershor, 2025
BallinaLajmeVLEN pyetje Arsovskës:Ndërtesë pa leje në Saraj? Në çfarë toke u ndërtua,...

VLEN pyetje Arsovskës:Ndërtesë pa leje në Saraj? Në çfarë toke u ndërtua, në private apo publike?!

VLEN reagoi për një objekt që është ndërtuar në komunën e Sarajit. Muhamed Elmazi, nga ky koalicion u shpreh se ndërtesa nuk ka leje ndërtimi dhe ka dokumente të falsifikuara, përcjell TV21. I drejtoi pyetje kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska se në çfarë toke është ndërtuar, në private apo publike?! Elmazi tha se nëse kryetarja do të hesht, VLEN-i do t’i përdorë të gjithë mekanizmat ligjor për personat e BDI-së, ku siç thotë po ndërtojnë pa leje.“Zonja Arsovska para se të vazhdoni të flisni për ndërtimet pa leje dhe mbrojtjen e interesit publik, përgjigjuni. A do të flisni për ndërtesat e paligjshme dhe perandorinë urbane të miqve tuaj të klanit të BDI-së. A do tu kërkoni vinça për këto raste apo do t’i mbyllni sytë sepse këto janë të partnerëve tuaj politik”, theksoi Muhamed Elmazi, Koalicioni VLEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments