7 C
Tetovo
E martë, 19 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVLEN PËR IXHET MEMETIN: Kuadro të BDI-së kapen në korrupsion!

VLEN PËR IXHET MEMETIN: Kuadro të BDI-së kapen në korrupsion!

Fari Hiseni zëdhënës i koalicionit VLEN, tha se ky rast është tregues i qartë se si funksionon oktopodi i krimit dhe korrupsionit në këtë shtet

Shkup, 19 gusht – Koalicioni VLEN përmes një konference për media ka reaguar ndaj siç thonë ata heshtjes së BDI-së për rastin lidhur me Ixhet Memetin dhe Naqe Georgievin. Nga atje thonë kuadro të kësaj partie janë kapur në flagrancë dhe bashkëpunimin në korrupsion. Fari Hiseni zëdhënës i koalicionit VLEN, tha se ky rast është tregues i qartë se si funksionon oktopodi i krimit dhe korrupsionit në këtë shtet.“Një herë moho akuzat, pastaj kur nuk kanë si t’i fshehin dëshmitë këtu është prokuroria ‘abaziane’ për t’ua rregulluar punët. Në këtë kontekst, i drejtojmë një pyetje publike prokurorit Islam Abazi: A duhet të ketë rrethana lehtësuese për persona që është dashur të vendosin drejtësinë në vend? Ixhet Memeti, që ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë regjimit 22-vjeçar të BDI-së, dhe Naqe Georgiev, gjykatës i Supremes, janë personifikimi i okotopodit të krimit dhe korrupsionit në gjyqësor”, tha Hiseni.

Si koalicion, me të drejtë shtrojmë pyetje publike: 1. Sa raste të tjera ka kurdisur BDI-ja me këta dy persona që tani janë të njohur për ne?. “Kur BDI-ja flet për paraqitjen e krimeve në prokurori, ajo gjithmonë llogarit në njerëzit e saj të instaluar në sistem. Ftesat për vetting janë thjesht një manipulim për të krijuar iluzionin e transparencës. BDI dhe satelitet e saj, si parti me njerëz të përfshirë në listat e zeza amerikane, duhet të reformohen në mënyrë që sistemi të lirohet nga klanet kriminele dhe anëtarët të gëzojnë drejtësinë e merituar. VLEN gjithmonë do të angazhohet për një sistem të drejtë dhe të pandikuar nga korrupsioni. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar që drejtësia të vihet në vend dhe që çdo abuzim të merret seriozisht”, shtoi në fund Hiseni

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments