-3.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeVLEN për deklaratat e Zejdit: Përpjekjet për ta paraqitur Grubin si të...

VLEN për deklaratat e Zejdit: Përpjekjet për ta paraqitur Grubin si të pafajshëm duke fajësuar ambasadorët, kulmi i manipulimit!

Nga VLEN kanë reaguar ndaj deklaratës së djeshme të deputetit të Frontit Europian, njëherë liderit të Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd në Daily Click në TV21, i cili duke komentuar futjen e Artan Grubit në listën e zezë amerikane tha se “Edhe faktori ndërkombëtar dhe SHBA-të e kanë ditur që Sasho Mijallkov mundësoi ndryshimin e emrit të shtetit”. Nga VLEN thonë se deputetët e Frontit Evropian po i largojnë shqiptarët nga partnerët strategjikë perëndimorë.

“VLEN me shqetësim po ndjek deklaratat e fundit të deputetit Zejd Rexhepi nga Fronti Evropian (FE), koalicion me BDI-në, të cilat përsëri synojnë të dëmtojnë besimin e shqiptarëve ndaj partnerëve tanë strategjikë perëndimorë. Një retorikë e tillë është tepër e dëmshme dhe shkon kundër përpjekjeve disavjeçare të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, përfshirë shumicën e shqiptarëve, për anëtarësim dhe partneritet të ngushtë me BE-në dhe NATO-n. Akuzimi i komunitetit ndërkombëtar për skandalet e tyre kriminale është i pabazë. Është e pakuptueshme se si BDI dhe FE vazhdojnë të drejtojnë gishtin ndaj ambasadorëve dhe institucioneve të huaja, në vend që të përballen me dyshimet dhe faktet për skandalet e tyre korruptive. Kjo përpjekje për t’ia hedhur fajin të tjerëve është vetëm një dëshmi tjetër se udhëheqësia e BDI-së është në një hutim të thellë dhe se nuk ka kapacitet për të zgjidhur problemet e vërteta. Përgjegjësia personale e Artan Grubit po tentohet të relativizohet. Përpjekjet për ta paraqitur Artan Grubin si të pafajshëm për veprimet e tij, ndërsa fajësohen ambasadorët, janë kulmi i manipulimit. Kjo është një shembull klasik i shmangies së përgjegjësisë, duke nënvlerësuar publikun dhe anëtarësinë e BDI-së. Pretendimi se “Artani u dënua sepse i dëgjoi të tjerët” është kulmi i arrogancës së BDI-së dhe FE-së. Kjo tezë e BDI-së dhe FE-së, sipas së cilës përgjegjësia i takon të tjerëve (ambasadorëve, përfaqësuesve ndërkombëtarë, etj.) dhe jo vetë funksionarëve, është një përpjekje tjetër e dëshpëruar për justifikim”, thonë nga VLEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments