3.6 C
Tetovo
E premte, 28 Nëntor, 2025
BallinaLajmeVLEN nuk do të garojë me kandidatët e njëjtë në Gostivar lakohet...

VLEN nuk do të garojë me kandidatët e njëjtë në Gostivar lakohet emri i Saranda Imeri -Stafaj,ndërsa në Vrapçisht…?

VLEN së shpejti do të duhet të vendosë edhe për emrat e kandidatëve për kryetar komune në zgjedhjet e përsëritura në Gostivar dhe Vrapçisht. Sipas Izet Mexhitit, për emrat konkret do të vendoset së shpejti pas festave të nëntorit. Ajo që konfirmohet me siguri është që kandidatët nuk do të jenë të njëjtit si më 19 tetor.

“Besoj që pas festave do të dihen edhe emrat konkret për Gostivar dhe Vrapçishtë. Planifikoni të shkoni me të njëjtit kandidatë? Jo nuk do të shkojmë me të njëjtit por për emrat nuk është vendosur ende”, u përgjigj Izet Mexhiti, VLEN.Duhet shtuar kësaj deklarate ,pohimin e Saranda Imeri-Stafaj këtyre ditëve në TV 21 ku e promovoi kandidaturën …se pse jo!

BDI-ja ditë më parë konfirmoi mbështetjen për kandidatët e koalicionit AKI të cilët garuan edhe më 19 tetor në Gostivar dhe Vrapçisht. Të dy janë nga radhët e ASH-së së Arben Taravarit.

“BDI riafirmon se do të angazhohet me të gjitha kapacitetet politike, organizative dhe njerëzore për t’i çuar drejt fitores këto dy kandidatura”, thonë nga BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments