5.1 C
Tetovo
E enjte, 14 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVLEN: Me emërimin e Berat Saliut kryeshef të vendkalimit kufitar “Bllacë”, bie...

VLEN: Me emërimin e Berat Saliut kryeshef të vendkalimit kufitar “Bllacë”, bie poshtë makineria propaganduese e BDI-së

Nga VLEN thonë se me emërimin e Berat Saliut kryeshef të vendkalimit kufitar “Bllacë”, po bie poshtë propaganda e BDI-së se në vend të Naim Ramukës, kryeshef në këtë pikë kufitare do të emërohet një maqedonas. Nga VLEN thonë se me ardhjen e tyre në pushtet, “për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ka ardhur koha e meritokracisë”.

“Me emërimin e Berat Saliut kryeshef të vendkalimit kufitar në Bllacë bie
poshtë makineria propaganduese e BDI-së që VLEN ka emëruar maqedonase në vend të Naim Ramukës. Vajtimet e BDI-së që Naim Ramuka u zëvendësua me një maqedonase, nuk ishin të sinqerta dhe nuk e kishin hallin e shqiptarëve. Ata me instalimin e frikës te qytetarët tentojnë të shpëtojnë nga përgjegjësia e krimit të tyre 20 vjeçar. Koalicioni VLEN, bënë të ditur se nuk do të ketë kompromis me ata që kanë kryer korrupsion dhe krim të organizuar ku rrjedhimisht kanë dëmtuar shqiptarët për 20 vjet rresht”, thuhet në reagimin e VLEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments