Koalicioni në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, VLEN në një përgjigje për TV21 ka treguar se kanë ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për arrestimin e Emin Bajramit nga autoritetet e vendit.
“Po të mos ishte arratisur Artan Grubi nga i njëjti kufi, kjo sot nuk do të ndodhte! Është e turpshme që BDI ende guxon të hapë gojën, kur pikërisht hajdutët e saj janë fajtorët për dëmet ndaj shqiptarëve. Koalicioni VLEN po ndërmerr masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike dhe tashmë ka nisur veprimet në lidhje me arrestimin e Emin Bajramit”, thonë nga VLEN-i.
Kujtojmë se Emin Bajrami, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Bllacë, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të Serbisë. /TV21