Nga koalicioni VLEN në një kumtesë për mediat kanë bërë të ditur se ky koalicion Brenda Qeverisë merr përgjegjësinë për të sjellë projekte konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Nga koalicioni VLEN thonë se BDI vazhdon të zhytet në gënjeshtra dhe manipulime të përditshme.
“Derisa Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim (BJD) – BDI vazhdon të zhytet në gënjeshtra dhe manipulime të përditshme, koalicioni VLEN, brenda Qeverisë, merr përgjegjësinë për të sjellë projekte konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në vend.
Pas investimit historik prej 34.5 milionë eurosh për kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”, tani është shpallur thirrja publike prej 100 milionë eurove, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme do të fokusohet në investime për përmirësimin e infrastrukturës në zonat shqiptare.