11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmeVLEN: Interpelanca kundër Gashit është bashkëpunim opozitarë pas perdeve mes Levicës, LSDM-së...

VLEN: Interpelanca kundër Gashit është bashkëpunim opozitarë pas perdeve mes Levicës, LSDM-së dhe BDI-së

Frika nga përgjegjësia ligjore për korrupsionin e bërë politik po shemb barrierat ideologjike. BDI dhe LSDM janë të gatshëm ta ndjekin LEVICËN nëse kjo duket si formula për të shpëtuar ish-funksionarët e tyre. Pikërisht kjo është ajo që po ndodh me trinom-in LEVICA-LSDM-BDI, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

“„LEVICA“, një parti me bindje të thella anti-NATO, po përpiqet së bashku me deputetët e LSDM-së dhe BDI-së të mbjellë farën e tensioneve në shoqëri, duke përdorur edhe interpelacionin kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, si një segment në skenarin e tyre. Nuk është për t’u habitur që LSDM, e cila deri dje shkatërroi çdo institucion së bashku me partnerin e saj në krim, BDI, tani ka vendosur të luajë sipas notave të LEVICËS, e cila nderon regjimet komuniste të Enver Hoxhës dhe Kim Jong Un-it. Nga ana tjetër, BDI, partia që hedh gurin dhe fsheh dorën, shfrytëzon çdo mundësi për të shpëtuar nga korrupsioni politik që e ka përfshirë deri në palcë. Ky trinom, i kapur në një spirale të mashtrimeve, synon të krijojë një aleancë të rrezikshme dhe të pamoralshme. Meqë e dinë se nuk kanë asgjë të re për të ofruar dhe që mbështetja e tyre është në rënie të lirë, ata kërkojnë shpëtim në shkaktimin e krizave”, thonë nga VLEN, sipas të cilëve ky trinom tregon se janë të gatshëm të luajnë me interesat nacionale dhe stabilitetin e vendit vetëm për të penguar drejtësinë.

“Në fund, bashkëpunimi mes LEVICËS, LSDM-së dhe BDI-së është një dëshmi se as LSDM dhe as BDI nuk janë euroatlantistë, nuk janë për një shoqëri për të gjithë, dhe nuk mbështesin vlerat perëndimore. Ata janë thjesht klientelistë që tani duan me çdo kusht të mbrojnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme dhe të shmangin përgjegjësinë për grabitjen që i bënë popullit. Kjo nuk do të ndodhë, përgjegjësi doemos të ketë për të gjithë, dhe do të zbatohet pa bërë dallime!”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments