5.6 C
Tetovo
E hënë, 27 Janar, 2025
BallinaLajmeVLEN: Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike demantoi anketën e BDI-së

VLEN: Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike demantoi anketën e BDI-së

BDI non grata po vazhdon me përpjekjet e saj të dëshpëruara për të mashtruar opinionin publik dhe për të mbajtur gjallë aktivistët e tyre. Në një kohë kur besimi te kjo parti ka rënë ndjeshëm, ajo po përpiqet të manipulojë perceptimin publik përmes sondazheve që i manipulon, duke menduar se mund të mashtrojë elektoratin.

Edhe vet Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike i demantoi pohimet e BDI non grata e cila në rrjetet sociale u lavdërua me rezultatet nga sondazhi i fundit ti IHSPJ-së se kanë mbështetje dyfish më të madhe nga të gjithë partitë e tjera etnike shqiptare së bashku.Këto metoda manipulative nuk janë asgjë tjetër veçse një reflektim i dëshpërimit të një partie që po humb lidhjen me realitetin dhe qytetarët që dikur pretendonte se i përfaqësonte. Duke përdorur sondazhe të rreme si mjet propagande, BDI nongrata po tregon se është e gatshme të përdorë çdo mjet për të ruajtur imazhin e saj të rrejshëm të fuqisë politike. Por e vërteta është se këto anketa, në vend që ta forcojnë besimin te ajo, vetëm sa po i dëmtojnë më tej kredibilitetin që në fakt as këtë të fundit nuk e kanë.

Partia që dikur pretendonte të ishte zëri i shqiptarëve, tani ka përfunduar duke ndjekur metoda “Gebelsiane” të propagandës, ku përsëritja e një gënjeshtre shpresohet të kthehet në “të vërtetë”. Por ajo që BDI harron është se qytetarët shqiptarë nuk janë më aq naivë sa të bien pre e këtyre taktikave të vjetruara.

Në vend që të përballet me realitetin dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve, kjo parti vazhdon të mohojë përgjegjësinë për dështimet e saj. Nga korrupsioni i shfrenuar, nepotizmi dhe mungesa e vizionit, e deri te mosrealizimi i premtimeve të saj kryesore, BDI po dëshmon se ka humbur të drejtën për të pretenduar se përfaqëson interesat e shqiptarëve, madje kjo parti nuk mund të përfaqëson diçka as në opozitë, sepse janë sinonim për të zi.

Në fund të fundit, sondazhet e rreme nuk mund të mbulojnë humbjen e legjitimitetit dhe mbështetjes popullore. Elektorati e ka kuptuar se BDI nuk është më një forcë për ndryshim, por një barrë që pengon përparimin e vërtetë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Taktikat e saj manipulative nuk do të ndalin valën e zhgënjimit dhe refuzimit të qytetarëve, të cilët kërkojnë një alternativë të re, të ndershme dhe të përgjegjshme.

Është koha që BDI të përballet me pasojat e dështimeve të saj dhe të kuptojë se propaganda dhe manipulimi nuk janë më mjete të mjaftueshme për të mbijetuar politikisht. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë më shumë – kërkojnë drejtësi, transparencë dhe përfaqësim të vërtetë, e këtë ua mundëson vetëm koalicioni i puro shqiptarë, VLEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments