5.5 C
Tetovo
E martë, 17 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeVLEN i përgjigjet vettingut të BDI-së: Po vijnë ditë të zeza për...

VLEN i përgjigjet vettingut të BDI-së: Po vijnë ditë të zeza për zhvatësit,tashmë vetting BDI-së i bëri Artan Grubi

Koalicioni VLEN nëpërmjet një komunikate drejtuar mediave i kanë reaguar BDI-së, ku kjo e fundit kërkon veting për të gjithë politikanët në Maqedoninë e Veriut në 30 vitet e fundit. Nga VLEN theksojnë se “kur BDI flet për vetting, është njëjtë sikur t’ia kthejë shpinën aleatit të përhershëm të shqiptarëve, SHBA-së”.

Kumtesa e plotë e koalicionit VLEN.

Kur BDI flet për vetting, është njëjtë sikur t’ia kthejë shpinën aleatit të përhershëm të shqiptarëve, SHBA-së. Kjo parti tenton të tallet si me shqiptarët, ashtu edhe me mikun e përhershëm të tyre. Nuk ka kaluar as një javë kur SHBA-të futën në listë të zezë hijen e Ali Ahmetit, Artan Grubin.

Meqë kanë dëshirë të flaktë për vetting, tashmë vetting BDI-së i bëri Artan Grubi.

Shqiptarët e dijnë mire se në prapavijë të retorikës së zjarrtë “patriotike” fshihen interesat e pastra financiare të klanit të oligarkëve politikë, të cilëve po u troket në derë përgjegjësia për korrupsion! E këtë ua bëri me dije edhe aleati jonë i përhershëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Shqiptarët dhe SHBA-të mos i konsideroni naivë. Për shqiptarët dhe shtetin po vijnë ditë të bardha, ndërsa për keqpërdoruesit dhe zhvatësit do të vijnë ditë të zeza ku të gjithë do të dalin para drejtësisë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments