-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVLEN i përgjigjet akuzave të BDI-së: Mëkatet për “Megawin” kërkoni te Artani...

VLEN i përgjigjet akuzave të BDI-së: Mëkatet për “Megawin” kërkoni te Artani dhe Përparimi

Koalicioni VLEN i ka reaguar BDI-së, për komunikatën në të cilën ata kanë akuzuar zv/kryeministrin Izet Mexhiti për krim urban dhe si shërbëtor i industrisë së bixhozit. Nga VLEN thonë, se BDI dhe kreu i partisë, Ali Ahmeti, nuk e ka të lehtë tani, kur kupton se nga SHBA interesohen për transaksionet e pronës familjare.
“Nga frika, i kanë ngatërruar gjërat dhe po i drejtojnë frustrimet opozitare drejt Izet Mexhitit, i cili para dy vjetësh paralajmëroi qartë se korrupsioni do ta çojë BDI-në në opozitë. BDI-ja ndaloi së interesuari për të drejtat e shqiptarëve në momentin kur u bë organizatë për pasurimin personal dhe familjar të individëve të veçantë. Mbretërit e bixhozit dhe prostitucionit në BDI, mëkatet për “Megaëin” le t’i kërkojnë te Artani dhe Përparimi. Le t’i shohin edhe lidhjet me Beogradin dhe mafian serbe të bixhozit, që është e afërt me BDI-në. Me këtë retorikë të shtirur, BDI-ja konfirmoi se kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare shërben vetëm për të fshehur frikën nga përgjegjësia gjyqësore për krimin. BDI-ja do të donte që, në vend të përgjegjësisë për vjedhjen, të vazhdojë sërish një fushatë zgjedhore. Kjo nuk do të ndodhë. Tani asgjë nuk varet dhe nuk vendoset nga BDI-ja. BDI-ja ende nuk e ka kuptuar se për njerëzit e saj kryesorë nuk ka më vend as në skenën politike vendore, as në atë ndërkombëtare. Do ta kuptojnë, por deri atëherë, ajo që ka mbetur nga BDI-ja do të shkatërrohet edhe më tej. BDI-ja po lëviz drejt një kolapsi të pashmangshëm politik në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke zgjedhur të paraqitet me udhëheqjen e korruptuar dhe të kompromentuar që është mishërim i keqpërdorimit dhe interesave personale. Me figura si Sadulla Duraku, Talat Xhaferi, Musa Xhaferi, Pucko Petrol dhe Blerim Bexheti, të cilët janë të përfshirë thellë në marrëveshje dhe afera të dyshimta, dhe disa prej tyre janë në listën e zezë të SHBA-ve, BDI-ja tregon arrogancën e saj të plotë, mungesën e kontaktit me realitetin, por mbi të gjitha paturpësinë përballë qytetarëve”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments