0.4 C
Tetovo
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeVLEN i kundërpërgjigjet Selës: Garantojmë çkapjen e gjyqësorit, por nuk mund ta...

VLEN i kundërpërgjigjet Selës: Garantojmë çkapjen e gjyqësorit, por nuk mund ta realizojmë çkapjen e Ziadinit nga Ali Ahmeti

VLEN ka reaguar ndaj akuzave të Ziadin Selës. Nëpërmjet një komunikate, partitë shqiptare në pushtet thonë se është ironike dhe patetike që të dilet para qytetarëve për një çështje që janë të përlyer e të njollosur pa fund.

Vlen thotë se është e pakuptimtë të kërkosh veting nën logon e partisë e cila mbanë vulë amerikane për ndikim në gjyqësor.

“Se Ziadin Sela është fundosur nën ndikimin e tymit të duhanit të Ali Ahmetit është e pa diskutueshme, por ne si VLEN assesi nuk do të lejojmë që të tentohet të manipulohen qytetarët në këtë formë. Ziadin nuk çkapet gjyqësori me Musa Xhaferin e Blerim Bexhetin, këtë e di ti edhe më mirë. Por, fatkeqësisht ti je i kapur nga këta. Prandaj, së pari çkapu nga partia non grata e pastaj çdo thirrje e jotja për çkapje do të ketë kuptim e rëndësi”, thuhet në reagimin e VLEN-it/ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments