BDI edhe një herë pretendon se po “pastrohet” nga krimi, por e vërteta është krejtësisht ndryshe – ata që duhet të “pastrohen” kanë 20 vite në krye të politikës dhe biznesit! Dhe ata pretendojnë se do të pastrojnë diçka në mënyrë që ata vetë të mund të qëndrojnë në krye.
Është koha për një vetting të vërtetë – është koha për të hapur temën e Musa Xhaferit, një prej njerëzve kyç të Ali Ahmetit, i cili për vite me radhë ishte figura më me ndikim në hije. Njeriu që negocioi të gjitha “marrëveshjet” më të rëndësishme, njeriu që tërhoqi telat pas skenës politike dhe aleati më i mirë i Sasho Mijalkovit.

– Reklamim –

BDI, deri kur do ta gënjeni opinionin?
Si ka mundësi që një njeri që ka qenë krahu i djathtë i Ahmetit dhe ka marrë pjesë në çdo projekt korruptiv mund të jetë pjesë e gjoja “spastrimi”?
Pse djemtë e tij marrin tenderë milionësh përmes kompanive pranë qeverisë?
Si fshihen borxhet miliona euro për kompanitë e afërta me Musa Xhaferin?
Si është e mundur që gjykatat në Amerikë të dënojnë për korrupsion për ryshfet të zyrtarëve të lartë të BDI-së në Maqedoni, ndërsa gjykatat në Maqedoni heshtin?
Deri kur do të lejoni që zyrtarët tuaj të pasurohen në kurrizin e qytetarëve, ndërkohë që vendi zhytet në varfëri?
Lëreni opinionin të qetë – largohuni nga politika!
BDI ka 20 vjet që kontrollon pushtetin politik dhe ekonomik të shqiptarëve në Maqedoni. Figura të tyre në hije si Musa Xhaferi nuk janë vënë asnjëherë në provë të drejtësisë. Mjaft!
Nëse dëshironi vërtet vettingun, filloni me të! Nëse nuk jeni gati për të, atëherë “pastrimi” juaj është vetëm një gënjeshtër tjetër.
Është koha për ndryshim! Është koha për kuadër të ri dhe të ndershëm!