Grupi parlamentar i koalicionit VLEN ka reaguar ashpër ndaj pr/ligjit të LSDM-së për avancimin e të drejtave të “branitelave”, që u fut sot në seancë plenare.
Në mbështetje të kësaj nisme ligjore të LSDM-së, për t’u futur në rend dite të seancës plenare ka votuar edhe VMRO-ja.
VLEN-i dhe BDI-ja votuan kundër.
“Sot ne seancen e 14 plenare si pike e rendit te dites pa votat e koalicionit VLEN u fut ne procedure parlamentare ligji per branitelat.
Njoftojme opinionin e pergjithshem se ne si perfaqesues te koalicionit VLEN votuam kunder propozim ligjit dhe ne menyre demosnstrative leshuam mbledhjen e kuvendit per te vetmin qellim se ky ligje nuk I sherben bashkejeteses ne Republiken e Maqedonise se veriut sepse eshte ligj me tendence I propozuar nga LSDM e cila edhe per kunder faktit qe kan kryesuar dy mandate me Ministrinë e Mbrojtjes nuk e kanë pare te rruges qe te hartojne një ligj I cili do te zgjidhte edhe statusin e veteraneve te UCK-se.
Në ketë bashkeqeverisje ka qenë edhe BDI e cila per 22 vjet qeverisje asnjëherë nuk e pa te rruëes as të harton por as qe te merr një iniciative qe te sillet nji ligj qe do te zgjithte statusin e ish ushtareve te UCK-se gje qe ka demtuar rende marrveshjen kornize te Ohrit dhe nji gje e till eshte dashur te trajtohet institucionalisht prej kohesh e jo keto situate te shfryzohen per favore politike te subjektit ne fjale.
Koalicion VLEN nuk ka qenë dhe nuk do te jetë pjesë e asnjë propozim ligji qe damton qytetaret e Rëpublikes se Maqedonise se Veriut ne pergjithësi dhe qytetaret shqiptarë ne vecanti.
Per ne si VLEN eshte e pa pranueshme te behen avancime ndaj “Branitelave” andaj vlersojme se PA ligjin per ish pjestarete UCK smundet te avancohet asnji e drejte me shum e forcave mbrojtese te R