4.8 C
Tetovo
E martë, 25 Nëntor, 2025
BallinaLajmeVLEN: Emërimet e përkohshme në Gostivar dhe Vrapçisht garantojnë stabilitet drejt fitores...

VLEN: Emërimet e përkohshme në Gostivar dhe Vrapçisht garantojnë stabilitet drejt fitores më 11 janar

VLEN përshëndet vendimin e Qeverisë për emërimin e Fadil Xhelilit si u.d të Kryetar i Komunës së Gostivarit dhe Bujamin Kadriut si u.d Kryetar i Komunës së Vrapçishtit. Ky hap paraqet një masë të përkohshme, të domosdoshme për funksionimin e rregullt institucional deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 11 janar në keto dy komuna.

Të dy të emëruarit janë figura profesionale dhe të respektuara, të cilët do ta ushtrojnë këtë përgjegjësi me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj qytetarëve. VLEN beson se administrata lokale në Gostivar dhe Vrapçisht do të vazhdojë punën pa pengesa dhe me transparencë të plotë në këtë periudhë tranzitore.

Jemi të bindur se më 11 janar qytetarët do të vulosin fitoren e VLEN edhe në këto dy komuna, duke zgjedhur udhëheqjen që garanton ndryshim të vërtetë, qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillim të qëndrueshëm.

VLEN mbetet e përkushtuar të punojë për interesin qytetar dhe për të ardhmen e sigurt të çdo komune.

VLEN për ndryshimin që vazhdon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments