3.7 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeVLEN edhe sot me kritika për Artan Grubin: E prishi reputacionin e...

VLEN edhe sot me kritika për Artan Grubin: E prishi reputacionin e shqiptarëve në SHBA(video)

Nga VLEN edhe sot me reagime për futjen e Artan Grubit në listën e zezë. Prej atje thonë se BDI u bë sinonim për prishjen e reputacionit të shqiptarëve dhe me veprimet e saj destruktive dhe keqpërdorimet e saj shkaktoi që partnerët tanë strategjikë, SHBA-të ta humbin besimin te populli shqiptar.

Spektakël të turpshëm e quajnë nga VLEN mbrojtjen që i bëhet Grubit nga anëtarë të BDI-së dhe nga vetë kreu i partisë Ahmeti, pasi SHBA-të e futën në listën e zezë për korrupsion. Nga VLEN kërkojnë përgjegjësi nga Ahmeti dhe thonë se të gjithë anëtarët e BDI-së duhet ta bëjnë këtë gjë.

Edhe pse ish zëvendëskryeministri Grubi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat publike dhe është tërhequr nga jeta politike, koalicioni VLEN vazhdon të hedhë akuza mbi Bashkimin Demokratik për Integrim dhe tashmë ish funksionarin e tyre për zhytje në krim dhe korrupsion.

Bashkim Hasani nga koalicioni VLEN thotë se të gjithë funksionarët e BDI-së, duke filluar nga Ahmeti janë vënë në mbrojtje të Grubit dhe me qëndrimet e tyre “pro” këtij të fundit, po kundërshtojnë vendimin e departamentit të shtetit.

“Edhe sa mesazhe të tjera duhet të japë SHBA-ja që kjo parti të kuptojë se ka nevojë urgjente për reforma të thella programore dhe kadrovike. Anëtarët e ndershëm të BDI-së duhet të ngrihen të vendosin tenda në Reçicë të vogël dhe të kërkojnë çlirimin e partisë nga hijet dhe bedelët e korruptuar. Vetëm kështu mund të shpëtohet ajo që ka mbetur nga kjo parti” – tha Bashkim Hasani, VLEN.

BDI një ditë pas publikimit të fundit të liestës së zezë njoftoise ata e rrespektojnë vendimin e Departamentit të shtetit të SHBA-së.

Kujtojmë, Artan Grubi katër vitet e fundit ka mbajtur pozitën e zëvendëskryeministrit të parë por ka qenë edhe shef kabineti i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe sekrtar organizativ I partise. Veç pozitave të lartëpërmendura, Grubi ka qenë edhe koordinator kryesor i punimeve për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d, projekte historike që sipas integristëve me vite janë mbajtur në sirtarë dhe nuk janë implementuar. 

“Të gjithë ne e dimë se sa i pastër është ai. Dëshmitë janë të qarta. Nga ndikimi për lirimin e Sasho Mijallkovit, të futja e bixhozit në çdo shtëpi shqiptare, e deri te përpjekja skandaloze për të kthyer Nikolla Gruevskin nga Budapesti. Gjithçka është orkestruar nën komandën e Ali Ahmetit. E gjithë kjo dëshmon qartë se Artan Grubi nuk është asgjë më shumë se një bedel i Ali Ahmetit. Edhe sa mesazhe të tjera duhet të japin SHBA-të që kjo parti të kuptojë se ka nevojë urgjente për reforma të thella programore dhe kadrovike? Anëtarët e ndershëm të BDI-së duhet të ngrihen dhe të vendosin tenda në Reçicë të Vogël dhe të kërkojnë çlirimin e partisë nga hijet dhe bedelët e korruptuar. Vetëm kështu mund të shpëtohet ajo që ka mbetur nga kjo parti”, deklaroi Bashkim Hasani, VLEN. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments