Koalicioni VLEN ka mbajtur sot një mbledhje të përbashkët në Strugë, ku u shqyrtua gjendja aktuale politike dhe u përcaktuan hapat e ardhshëm drejt forcimit dhe unifikimit të veprimit politik.
U vendos që të formohet një kryesi e përbashkët me 23 anëtarë, e cila do të jetë struktura udhëheqëse e parë e këtij procesi.
Në mbledhjen e saj të parë, kjo Kryesi do të miratojë dokumentet themeluese të funksionimit të VLEN-it, do të zgjedhë organet drejtuese dhe do të formojë shtabin qendror zgjedhor.