2.4 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeVLEN: BDI të mos i shpalosë problemet familjare si tensione ndëretnike

VLEN: BDI të mos i shpalosë problemet familjare si tensione ndëretnike

Koalicioni VLEN sot në konferencë për media i bëri thirrje Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që problemet e tyre familjare të mos i shpalosin si probleme shtetërore dhe të mos ngritin pluhur në opinionin publik rreth tensioneve ndëretnike

“BDI edhe kësaj radhe si çdo herë deri më tani dështoi për të ngritur tensione ndëretnike në vend. Ata për një javë rresht gënjyen opinionin duke fabrikuar lajme të rreme se gjoja djegia e veturave dhe lokalit në Kumanovë kanë prapavijë etnike. Kështu ata tentuan të hedhin vrer mbi koalicionin VLEN ku edhe inicuan interpelancë mes tjerëve edhe mbi zëvendësministrin Astrit Iseni”, deklaroi Fatmir Sabriu nga VLEN.

Siç tha ai, MPB dhe zyrtarët policorë me profesionalizmin më të lartë dhe në kohë rekorde zbardhën rastin dhe arrestuan personin e dyshuar për djegien e veturave dhe lokalit në Kumanovë.

“I bëjmë thirrje BDI-së që problemet e tyre familjare të mos i shpalosin si probleme shtetërore dhe të mos ngritin pluhur në opinionin publik rreth tensioneve ndëretnike”, tha Sabriu.

Koalicioni VLEN, shtoi ai, asnjëherë nuk do të lejojë që problemet e BDI-së të paraqiten si probleme të shoqërisë.

“Qytetarët duhet ta kenë të qartë se këto raste janë të izoluara dhe nuk paraqesin realitetin e vendit tonë.
BDI tashmë është e izoluar dhe po fundoset në humnerën e dështimeve të saj, duke mbetur vetëm me një partner në krim: Nikolla Gruevskin”, tha Sabriu.

Sipas tij, krimet dhe mëkatet e tyre 20 vjeçare nuk mund t’i mbulojnë me skenare të zymta ndëretnike.

“Mjaftë po tentoni ti përdorni shqiptarët si mburojë për të shpëtuar nga burgu”, tha Sabriu në konferencën për media.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments