U përgjigj koalicioni VLEN. Nga atje thonë se BDI e ka ndotur shoqërinë shqiptare me kriminalitet, kazino, tenderë, amoralitet dhe nepotizëm. Pas 22 vitesh në pushtet, pikërisht sot, BDI-së i erdhi ndër mend për herë të parë të kujdeset për mjedisin jetësor ku jetojnë qytetarët tanë.
Ndotja e ajrit nuk është problem i djeshëm. Qeveria po ndërmerr aktivitete për vendosjen e kontrollit të plotë mbi kapacitetet industriale, promovimin e burimeve ekologjike të ngrohjes, si dhe inspektime të vazhdueshme dhe të intensifikuara dhe bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale.
Për herë të parë, qeveria ka miratuar një “Program kundër ndotjes së ajrit 2024-2030”. – thuhet në komunikatën e VLEN-it.