16 C
Tetovo
E shtunë, 21 Qershor, 2025
BallinaLajmeVLEN: BDI përdori gjuhën shqipe vetëm për sllogan zgjedhor, por nuk e...

VLEN: BDI përdori gjuhën shqipe vetëm për sllogan zgjedhor, por nuk e kanë respektuar asnjëherë

Në një postim në Facebook, VLEN thanë se “Për dy dekada rresht, Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur gjuhën shqipe në majë të gjuhës… por kurrë në zemër e aq më pak në zbatim! Përdorimi i shqipes nga kjo parti ka qenë veçse një slogan zgjedhor, një flamur i valëvitur për të marrë vota, por i shkelur në heshtje sapo mbylleshin kutitë e votimit”, reagojnë nga koalicioni VLEN.

Siç thonë nga VLEN, sipas Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, nga 50 raste të dërguara për ndjekje gjyqësore për mosrespektim të shqipes, 13 janë kundër funksionarëve shqiptarë, shumica dërrmuese prej BDI-së. Dhe kush është personi i parë i paditur më 2 janar 2024? Askush tjetër përveç ish-ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, kuadër i BDI-së! Ironi tragjike për një parti që shtiret si mbrojtëse e arsimit dhe e gjuhës amtare.

“Lista turpëruese vazhdon: Naser Ziberi, dikur kandidat për kryeministër shqiptar, sot Avokat i Popullit, edhe ai nën padi për mosrespektim të ligjit për përdorimin e shqipes! E njëjta shkelje nga emra të tjerë të njohur të BDI-së dhe Frontit Evropian si: Faton Ahmeti, Bekim Maksuti, Musa Ziberi, Driton Nebiu e të tjerë. Këta janë “mbrojtësit” e shqipes?!

E për të mbyllur rrethin e hipokrizisë, kujtojmë rastin e gjykatëses Vesna Dameva, që nuk e zbatonte gjuhën shqipe në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse ishte emëruar pikërisht nga BDI-ja. Si guxon BDI të heshtë përballë një abuzimi kaq flagrant? Ku është ajo retorikë boshe për “barazi gjuhësore”? Apo shqipja për ta vlen vetëm në fjalime, jo në vendime?

Edhe aleatja e tyre politike, Danella Arsovska, është nën hetim për mosrespektim të ligjit për gjuhët, por sërish, asnjë reagim nga BDI. Heshtje e turpshme! VLEN, ndryshe nga BDI, nuk bën teatër me gjuhën shqipe. Që prej ditës së parë në qeveri, VLEN ka ndërmarrë hapa të qarta dhe konkrete për ta bërë barazinë gjuhësore realitet. Pa kompromis, pa justifikime. Gjuha shqipe, me VLEN-in, po rikthehet në vendin që e meriton, në çdo zyrë shtetërore, në çdo dokument zyrtar, në çdo vendim administrativ. Kjo është barazi reale, jo fjalë të bukura për reklamë politike. Koha e mashtrimeve ka mbaruar. VLEN nuk premton kot. VLEN vepron! VLEN nuk përdor shqipen si dekor. VLEN e mbron me dinjitet”, thonë nga VLEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments