10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVLEN /BDI PËR 20 VITE KA MBAJTUR PENG SHQIPTARLT PËR VOTA ,ME...

VLEN /BDI PËR 20 VITE KA MBAJTUR PENG SHQIPTARLT PËR VOTA ,ME KONTRATA PUNE.

BDI për  20 vjet pushtet ka përdorur shqiptaret për vota, me qellim kushtëzimit dhe votimit për partinë, i ka mbajtur në “stand by”.

VLEN premton zgjidhjen e të gjitha padrejtësive ndaj shqiptarëve që janë lënë pezull pa moszgjidhjen e statusit të tyre për marrëdhënie pune nga BDI.

Kjo është një plagë e dhimbshme që BDI e ka lënë trashëgimi për gjithë shqiptarët. Kjo është plagë e manipulimit me bukën e gojës të shqiptarëve. BDI ka manipuluar me mbijetesën e shqiptarëve. I tillë ishte edhe rasti i fundit i 21 të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, ku BDI në kundërshtim me ligjin i ka manipuluar këta shqiptarë duke iu dhënë kontrata në vepër pa pëlqimin e Ministrisë së Financave.  Si drejtues, kemi për detyrë të sigurojmë ligjshmërinë dhe transparencën në menaxhimin e fondeve publike dhe të parandalojmë çdo parregullsi që mund të dëmtojë buxhetin publik. Ndërprerja e këtyre kontratave është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur buxhetin dhe për të përmbushur obligimet ligjore.

VLEN nuk do të luaj me fatin e shqiptarëve duke i mbajtur peng, por siguron se këtyre shqiptarëve që BDI i ka mbajtur peng, do t’ju sigurohet vend pune në përputhje me ligjin për marrëdhënie pune.

Shqiptarët meritojnë jetë të dinjitetshme, meritojnë më mirë.

VLEN është garanca për mirëqenie të shqiptarëve dhe për një jetë ndryshe

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments