3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVLEN: BDI-ja vazhdon të luajë lojëra të rrezikshme, megafonët e tyre përhapin...

VLEN: BDI-ja vazhdon të luajë lojëra të rrezikshme, megafonët e tyre përhapin thashethemet se Ali Ahmeti gjoja është në linjën e CIA-s

Koalicioni VLEN përmes një kumtese thotë se BDI-ja po “luan lojëra të rrezikshme”. Nga ky koalicion thonë se nuk do të lejojnë zhvillimin e skemave të tensioneve në vend.

“BDI-ja, e cila është e mbushur me skandale korruptive, vazhdon të luajë lojëra të rrezikshme me qëllim të vetëm: të përdorë shqiptarët si mburojë për të shpëtuar nga drejtësia. Por drejtësia do t’i arrijë! Ndërkohë që megafonët e tyre kanë marrë përsipër të përhapin thashethemet se Ali Ahmeti gjoja është në linjën e CIA-s, në fakt ata jo vetëm po bëjnë një tjetër gabim por edhe fshehin të vërtetën e ashpër. Pas bojkotit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ofertat e pahijshme për VMRO-DPMNE-në për të hyrë në Qeveri pa dinjitet dhe kushte, skandalet korruptive të familjes së Ahmetit, BDI-ja pa reforma programore dhe kadrovike është ngrirë në kohë të pacaktuar. Në të njëjtën kohë, atyre qartë u është thënë se çdo lojë sipas notave ruse dhe shkaktimi i tensioneve do të sanksionohet ashpër. Gjithçka tjetër janë vetëm përralla që synojnë ngjeshjen e radhëve të BDI-së dhe të ashtuquajturit Fronti Evropian. Është koha që të gjithë të kuptojnë se VLEN nuk do të lejojë që loja e errët e manipulimeve dhe skemave për tensione të bëjë shqiptarët viktima të një klike politike korruptive që 22 vjet është pasuruar mbi kurrizin e tyre”, thonë nga VLEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments