0.1 C
Tetovo
E shtunë, 8 Shkurt, 2025
BallinaLajmeVLEN: BDI-ja e Grubit dhe Merkos, personazhet e listave të zeza mund...

VLEN: BDI-ja e Grubit dhe Merkos, personazhet e listave të zeza mund ta informojnë vetëm Kremlinin

Ëndërrat e mbrëmjes nuk mund të pasqyrohen si realitet i mëngjesit. BDI tani si partia më anti-evropiane dhe anti-amerikane, partnere e Levicës si në opozitë, Kuvend, Komuna, e në çdo vënd nuk mund të na shesin këtë mjegull. BDI është shpallur me vulë amerikane parti nongrata.

Tani gjitha informimet që dërgohen në ambasada bëhen vetëm për shkak të komunikimit digjital sepse në të kundërtën kjo parti e padëshiruar aq që mund t’i afrohet rrethojave të amabsadave të huaja në vend, që burojnë nga shtetet mike aleate të vendit tonë.
BDI, me Artan Grubin, Ramiz Merkon dhe një varg figurash të diskredituara, nuk ka kredibilitet të flasë për interesat kombëtare.

Një parti e zhytur në afera korruptive dhe me përfaqësues të futur në listat e zeza amerikane nuk mund të pretendojë se informon faktorin ndërkombëtar. Ata mund të raportojnë në Kremlin, por jo te SHBA-të dhe partnerët tanë strategjikë, të cilët janë të vetëdijshëm për abuzimet dhe keqqeverisjen e BDI-së.
Qasje totalisht e dështuar qysh në fillim. Nuk mund të amnistohen për të bëmat e tyre duke shpërfaqur ankesa për partitë në pushtet. Fundja, roli i opozitës në shtetet demokratike është ky ata kritikojnë që pushteti të korrigjohet. Por, ky rregull vlen kur flasim për parti politike me plotkuptimin e fjalës, e jo për BDI-në që është një klub i stërvjetruar e që kanë shërbyer në interes të pasurimit të familjeve të tyre, nipërve e mesave u kanë sigurar jetë luksoze teksa populli përballej me padrejtësi dhe varfëri ekstreme.

BDI ka përfunduar në një kastër të kontaminuar me njerëzit që ka në krye që kanë zhvatur secilën pozitë e secilin institucion. Fatkeqësia më e madhe është sot se BDI deri dje ishte sy mbullur e memec teksa shqiptqarët kërkonin drejtësi për rastet e montuara, shqiptarët kërkonin punësime, shqiptarët kërkonin të përfaqësoheshin dinjetshëm. Këtë nuk e bëri BDI prandaj edhe sot është në opozitë.

Ne jemi në pushtet për të mos bërë gabimet e njëjta, dhe për të bërë maksimumin e mundshëm për shqiptarët. Sepse, ky popull meriton më shumë e më mirë, këtë mund ta ofrojë vetëm koalicioni më i madh shqiptarë VLEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments