12.9 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Janar, 2025
BallinaLajmeVLEN: BDI e ka ndotur shoqërinë shqiptare me krim, tenderë, imoralitet dhe...

VLEN: BDI e ka ndotur shoqërinë shqiptare me krim, tenderë, imoralitet dhe nepotizëm

BDI e ka ndotur shoqërinë shqiptare me krim, bixhoz, tenderë, imoralitet dhe nepotizëm. Pas 22 vitesh në pushtet, sot, pikërisht sot, BDI-së i ka shkuar në mendje për herë të parë që të kujdeset për mjedisin në të cilin jetojnë qytetarët tanë. BDI është parti në mandatin e së cilës Tetova nuk mori ujë, por mori deponi në mes të qytetit, Kërçova nuk mori ajër të pastër, por mori deponi në mes të qytetit, Struga nuk mori statusin e bashki e suksesshme, por mori një deponi në mes të qytetit. Ndotja e ajrit nuk është problemi i djeshëm. Situata e cilësisë së ajrit është një sfidë e kahershme që kërkon masa sistematike dhe strategjike. Fatkeqësisht, dështimet e akumuluara të viteve të fundit dhe të qeverive nuk mund të kapërcehen për pak muaj, thonë nga VLEN.“Qeveria po ndërmerr aktivitete për vendosjen e kontrollit të plotë mbi objektet industriale, promovimin e burimeve ekologjike të ngrohjes, si dhe forcimin e kontrollit të vazhdueshëm të inspektimit dhe bashkëpunimit me pushtetin vendor.

Për herë të parë qeveria miratoi “Programin kundër ndotjes së ajrit 2024-2030”. Qeveria ka miratuar tashmë një dokument plani strategjik me synime specifike programore dhe paketa projektesh, të cilat synojnë uljen e emetimit të grimcave të ngurta në qytete. Gjithashtu, është hartuar një Plan Veprimi për sezonin e ngrohjes, i cili parashikon masa të menjëhershme dhe afatshkurtra për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe uljen e ndotjes së ajrit.

Janë zbatuar inspektime dhe kontrolle të zgjeruara mbi të gjithë ndotësit e mundshëm. Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, zbaton kontrolle të shtuara dhe të jashtëzakonshme në objektet industriale me leje mjedisore A të integruara. Cilësia e ajrit monitorohet vazhdimisht dhe publiku informohet rregullisht për situatën dhe masat e rekomanduara mbrojtëse.

Shqetësimet e qytetarëve janë përgjegjësia jonë e përbashkët. Jemi të vetëdijshëm se qytetarët përballen me probleme reale lidhur me ndotjen e ajrit. Pikërisht për këtë, në vend të akuzave dhe përpjekjeve të ndërsjella për të fituar pikë politike, nevojitet një bashkëpunim konstruktiv dhe mobilizimi i të gjitha palëve të interesit – institucioneve shtetërore, komunave, organizatave joqeveritare dhe sektorit të biznesit.

VLEN mbetet e përkushtuar për zbatimin e masave të miratuara dhe për avancimin e legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit. Ftojmë të gjitha subjektet politike, përfshirë BDI-në, të kontribuojnë në përpjekjet e përbashkëta me propozime konkrete, mbështetje dhe përgjegjësi të përbashkët – sepse një mjedis i shëndetshëm është prioritet për të gjithë qytetarët. Ndaj, në vend të përpjekjeve për politizimin e kësaj çështjeje, VLEN u bën thirrje të gjithë aktorëve që të fokusohen në zbatimin dhe promovimin e masave dhe programeve tashmë të miratuara, për të siguruar ajër të pastër dhe një mjedis jetese më të shëndetshëm për të gjithë”, pohon VLEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments