Koha e 22 viteve të regjimit të BDI-së, dy herë me LSDM-në dhe një herë me VMRO-DPMNE-në, përfundimisht ka përfunduar. Partitë që menaxhojnë komunat shqiptare si Tetova, Gostivari, Çairi, së paku mund të jenë të dobëta ose të papërgatitura. Na vjen keq që Ahmeti po mundohet ta pranojë realitetin se do të jetë opozitë, reagon koalicioni Vlen ndaj deklaratës së liderit Ali Ahmeti.
- Do të ishte mirë që ai t’u shpjegojë votuesve të tij nëse është e vërtetë që i ka ofruar Mickoskit të zgjedhë vetëm 4 ministri që do t’i jepte të gjithë Frontit Evropian pa kryeparlamentar, për të hyrë në qeverinë e tij në vend të Vlenit?
- Të shohim kush janë ata që paturpësisht gjunjëzohen për të hyrë në Qeveri me ata që në fushatë i akuzuan se punojnë për Putinin dhe Rusinë? Sinqerisht besojmë se Ali Ahmeti duhet të ndalojë së shkatërruari atë pak që ka mbetur nga miti i personazhit dhe veprës së tij që nga viti 2001, pas aferave me “Soravian” dhe bizneset e kazinove.
- Është e papranueshme që një njeri që 25 vjet më parë luftoi për të drejtat e shqiptarëve, tani të shkaktojë urrejtje te shqiptarët vetëm për të dhënë amnisti për zyrtarët e tij të korruptuar. Është e turpshme, është poshtëruese! Nuk ka asgjë të tmerrshme të jesh në opozitë. Le të reformohen, le të përshtaten me kohët moderne të shekullit të 21-të dhe le të presin një shans në zgjedhjet e ardhshme. Asnjë karrierë personale nuk është më e rëndësishme se e ardhmja e sigurt e shqiptarëve në BE, thotë Vlen.