Koalicioni VLEN sot përmes jë reagimi me shkrim kanë sulmuar liderët e Frontit Europian. Kanë pyetur Ali AHmetin dhe Ziadin Selën se pse heshtin për rastet korruptive të të afërmëve dhe kuadrove të tyre.
“Kaluan 15 ditë që kur pyetëm se ku është Drin Ahmeti dhe a është e vërtetë se është dërguar jashtë shtetit. Kaluan tre ditë që kur bëmë të ditur se kryetari i degës së Selës në Bogovinë është arrestuar për përfitim nga kumari i jashtëligjshëm përmes internetit. Nga të gjitha anët po vijnë infirmacione dhe dëshmi për skandalet nga institucione të ndryshme që lidhen me kuadrot e Qeverisë së kaluar. Ahmeti dhe Sela vazhdojnë të heshtin dhe në vend se të kërrkojnë falje, ata paralajmrojnë vizita në degët etyre. Pasi Ahmeti dhe Sela vazhdojnë të injorojnë mesazhin e votuesve shqiptarë të 8 majit, ata do të marrin një mesazhë edhe më të fortë dhe më të qartë në zgjedhjet locale të vitit të ardhshëm”, thonë nga VLEN.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrrim për Klan Maqedoni për këtë reagim të VLEN-it thonë se të krye-koruptuarit shërbetorë të VMRO-së, nuk kanë moral kombëtarë dhe politik të akuzojnë askënd e aq më pak fuguren kombëtare të Ali Ahmetit.
“Të krye-koruptuarit sherbetorë te VMRO-së dhe humbës te zgjedhjeve që po shesin edhe gjuhen shqipe, edhe flamurin kombetar, edhe perfaqesimin e drejte dhe adekuat, edhe ish ushtaret e UCK-së, edhe vullnetin politik te shqiptareve, edhe te ardhmën europiane te vendit, nuk kane moral kombetar dhe politik te akuzojne askend, aq me pak figuren kombetare te Ali Ahmetit pas të cilit janë rreshtuar edhe ata gjate këtyre viteve” – thonë nga BDI.
Ditë më parë edhe kreu I degës së ASH të Ziadin Selës në mënyrë kategorike hedhi poshtë akuzat dhe pretendimet e VLEN-it se ai është përfshirë në ndonjë skandal dhe përfitime të jashtligjshme me kumar.