VLEN në një kumtesë për media thekson se BDI edhe pas gjashtë muajve të humbjes në zgjedhjet parlamentare, të mund të adaptohet me rolin e ri të qenurit në opozitë. Nga VLEN thonë se BDI gënjen lidhur me abetaren e unifikuar se me ndryshimet e Ligjit për tekstet shkollore u ndalua përfundimisht përdorimi i Abetares së unifikuar të gjuhës shqipe.
“Rikujtojmë opinionin mbarë shqiptarë se ky Ligj ka ekzistuar më herët, ndërkaq ajo që është risi e që ka ndodhur për herë të parë në vendin është shpërndarja e Abetares së unifikuar te nxënësit në gjitha shkollat shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kur? Në kohën kur me vendin po qeverisin koalicioni më i madh shqiptarë, me dinjitet e profesionalizëm, VLEN”.
“Abetarja e unifikuar është një hap i rëndësishëm për të garantuar që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të barabarta për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre bazë, mësimin e gjuhës amtare në formë standarde. Është një mundësi për të krijuar një sistem arsimor më të fortë dhe më të drejtpërdrejtë për të gjithë fëmijët shqiptarë në shkollat shqipe kudo që mësojnë, të mësojnë gjërat e njëjta edhe pse jetojnë në shtete të ndryshme”.
“Abetarja e unifikuar mund të jetë një hap pozitiv në përmirësimin e cilësisë së mësimit të gjuhës amtare, por sqarojmë që ajo kërkon një implementim të kujdesshëm dhe të drejtë, i cili nuk duhet të ndikohen nga agjenda politike të asnjë partie, përfshirë BDI-në non grata. Arsimimi duhet të mbetet një prioritet nacional, pa asnjë ndikim të drejtpërdrejtë nga politikat e ngushta partiake për interesa klanore”, thonë nga VLEN.
Prioritet i lartë i koalicionit VLEN mbetet përmirësimi i cilësisë në arsim. Nuk do të lejojmë që fëmijët të politizohen sikur në kohën e BDI-së non grata. Ata këtë vit shkollor e kanë filluar ndryshe me Abetaren e unifikuar në duar.