12.8 C
Tetovo
E premte, 9 Maj, 2025
BallinaLajmeVLEN / 10-të vjet nga “Lagjja eTrimave”, BDI sillej sikur s’ka ndodhur...

VLEN / 10-të vjet nga “Lagjja eTrimave”, BDI sillej sikur s’ka ndodhur asgjë

Në përvjetorin e 10-të të “Lagjes së Trimave” në Kumanovë nga koalicioni VLEN thonë se kjo ngjarje nuk mjaftoi që BDI të shkëputej atëkohë nga pushteti dhe silleshin sikur nuk ka ndodhur asgjë. “Kujtojmë me shumë dëshpërim ato ditë të trishta, braktisjen e shtëpive, trauma të fëmijëve, ikje, vaj, vuajtje që nuk pluhuroset dot. Por, sërish eksponentët e partisë që thirreshin si gardianët e popullit shqiptarë, BDI, vazhdonin të kriheshin ata që nuk kishin çfarë, mbillnin flokët, talleshin në institucione publike, shtirreshin për kapadai teksa populli shqiptarë kishte qindra plagë vuajtje që burim kryesor ishte keqqeverisja e tyre. Ngjarja e Kumanovës nuk është vetëm një kapitull i hidhur në historinë tonë, por edhe një tregues i qartë i dështimit moral, politik dhe institucional të atyre që për vite me radhë kanë keqpërdorur pushtetin në emër të shqiptarëve.”, thuhet mes tjerash në komunikatën e koalicionit VLEN. Në 9 maj të vitit 2015 shpërtheu konflikt i përgjakshëm mes një grupi të armatosur prej rreth 40 personave dhe forcave policore të shtetit. Nga përleshjet humbën jetën tetë pjesëtarë të policisë dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments