3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVjosa Osmani: Wagner po e ndihmon Serbinë për sulm të mundshëm ndaj...

Vjosa Osmani: Wagner po e ndihmon Serbinë për sulm të mundshëm ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për “The Telegraph”, ka deklaruar se mercenarët nga grupi “Wagner” i Rusisë po punojnë me paraushtarakët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake në Kosovë.

Sipas saj, ata sjellin armë dhe uniforma por nuk janë formalisht pjesë e ushtrisë serbe.

“Ata po sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj, pa e quajtur operacion ushtarak”, tha ajo

Osmani thotë se Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj pa u quajtur operacion ushtarak, ndërkaq objektivi serb është të përgatisë situata për një aneksim të mundshëm, jo nëpërmjet një operacioni ushtarak tradicional, por me një lloj sulmi hybrid, ka deklaruar ajo.

Presidentja Osmani tha se strategjia e fshehur për kontrabandimin e armëve dhe municioneve është duke u zhvilluar në të paktën gjashtë muajt e fundit. Sipas saj, kjo strategji ka synimin “e njëjtë” me atë që përdori presidenti rus, Vladimir Putin, kur aneksoi paligjshëm Krimenë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments