16.9 C
Tetovo
E diel, 8 Shtator, 2024
BallinaLajmeVjosa Osmani uron Afrim Gashin: Shqiptarët e RMV-së kanë luajtur rol kyç...

Vjosa Osmani uron Afrim Gashin: Shqiptarët e RMV-së kanë luajtur rol kyç në shtetformim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Afrim Gashin për marrjen e detyrës kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

“Urime Kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë luajtur rol kyç në shtetformimin dhe shtetndërtimin e Maqedonisë së Veriut ndërkaq sot janë kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj.

Shtetet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore, të bazuara në respekt të ndërsjellë, miqësi e bashkëpunim.

I uroj Kryetarit Gashi shumë suksese në këtë pozitë të rëndësishme! 🇽🇰🇲🇰”, ka shkruar Osmani në X.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments