Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar që dekreti i presidentit Hashim Thaçi me të cilin Avdullah Hoti nominohet për kandidat për kryeministër të shpallet antikushtetues.
“Kërkoj nga gjykata që të shpallë një Aktgjykim, përmes të cilit konstaton se Dekreti i Presidentit Nr. 24/2020 është në kundërshtim me Kushtetutën sepse nëpërmjet këtij Dekreti, Presidenti i vendit ka tejkaluar kompetencat e veta duke ndërhyrë në kompetencat e institucioneve të tjera dhe rrjedhimisht duke rënë në kundërshtim me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve”, ka shkruar Osmani në letrën drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Në letër Osmani ka shtuar se Thaçi nuk e ka respektuar ndarjen e pushteteve.