9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVjosa Osmani i kërkon kryesisë së LDK-së të zbardhë votimin që e...

Vjosa Osmani i kërkon kryesisë së LDK-së të zbardhë votimin që e shkarkoi si nënkryetare

sh-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar me një letër kryesisë së LDK-së me të cilën kërkon të njihet me rezultatin e votave që çuan në shkarkimin e saj një javë më parë, shkruan Euronews Albania.

Letra, të cilën Euronews Albania e ka siguruar, mban datën 25 qershor. Në të Osmani e cilëson shkarkimin “veprim arbitrar” dhe në kundërshtim me “statutin e partisë”.

“Duke qenë subjekt i procesit të votimit në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, përmes kësaj shkrese, kërkoj që të ma dërgoni gjithë dokumentacionin e lëndës së shkarkimit tim, përfshirë këtu dhe rezultatet e votimit dhe evidencën e votimit të të gjithë anëtarëve të këshillit,” – i drejtohet Osmani LDK-së.

Më 20 qershor, me propozim të kryetarit Isa Mustafa, LDK shkarkoi Osmanin nga posti i zëvendëskryetares dhe në vend të saj emëroi Avdullah Hotin. Procesi i shkarkimit u bë përmes votimit me postë elektronike.

Shkarkimi i Osmanit u argumentua për “qëndrime të hapura kundër partisë”. Ajo bashkë me deputetët Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala nuk votuan “pro” rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit, duke ndezur një valë kritikash kundrejt saj.

Osmani ishte kandidatja zyrtare e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Ajo aktualisht mban detyrën e kryetares së parlamentit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments