Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se në këtë takim është diskutuar çështja e hapjes së Urës së Ibrit.
Osmani ka potencuar se hapja e urës është në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës.
“Presidentja Osmani ka ripotencuar rëndësinë që plani i zbatimit për hapjen e urës të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, dhe se hapja e saj është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se është diskutuar edhe për zhvillime që ndërlidhen me Procesin te Berlinit.