Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”.
Të pranishëm kanë qenë një numër i të ftuarve.
Ismail Kadare dje ka takuar krerët e tjerë të shtetit, duke përfshirë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, ministrin e Kulturës Çeku dhe kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.
Takimi i djeshëm u zhvillua gjatë hapjes së edicionit të 23-të të “Panairit të Librit”.
