8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Mars, 2025
BallinaLajmeVJOSA Osmani: Beogradi synon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin

VJOSA Osmani: Beogradi synon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët, pas takimit që zgjati rreth një orë me shefin e NATO-s, Mark Rutte, tha se Serbia fatkeqësisht vazhdon të minojë përpjekjet për paqe e stabilitet , dhe nëpërmjet veprimeve hibride, grupeve kriminale dhe propagandës s vazhdueshme e mbështetur edhe nga Rusia, Beogradi po synon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin.

Sipas saj, dëshmi e qartë për këtë janë edhe sulmet e viteve të fundit në veri e sulmet ndaj trupave të NATO-s në vitin 2023, prandaj siç i tha ajo shefit të NATO-s, prania e trupave të NATO-s nuk është vetëm një garanci për sigurinë e Kosovës, por edhe një barrierë kundër çfarëdo lloj përpjekje për cenimin e paqes dhe stabilitetit.

“Me të drejtë ju dje në Bosnjë e Hercegovinë e thatë se është me rëndësi që ky rajon mos të ketë vakum të sigurisë, sepse siç ka dëshmuar historia, shpesh herë ato vakume janë keqpërdorur nga faktor malinj të cilëve nuk iu intereson paqja e siguria, por vetëm kaosi e jostabiliteti. Për këtë qëllim, ne dëshirojmë të thellojmë partneritetin tonë me NATO-n, duke forcuar ushtrinë tonë”, tha ndër të tjera Osmani.

Presidentja tha se NATO-ja është themeluar mbi vlerat mbi të cilat qëndron edhe vetë shteti i Kosovës, prandaj edhe synimi strategjik për anëtarësim është edhe domosdoshmëri strategjike për paqen dhe stabilitetin në rajon e gjithë kontinentin evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments