Përballja mes Kosovës dhe Serbisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara prodhoi një fitues të padiskutueshëm: presidenten Vjosa Osmani. Kështu mendon profesori i shquar amerikan, Edward Joseph, njohës shumë i mirë zhvillimeve në Ballkan.
Profesori i Universitetit “John Hopkins”, përmes rrjetit social X, thotë se fjalimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, u tejkalua nga presidentja dinjitoze dhe shumë e përgatitur. Ajo që i tërhoqi vëmendjen ekspertit, ishte Rusia.
“Surpriza e vërtetë: Kosova dhe Rusia ranë dakord për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s të vitit 1999”, shkruan Josep duke risjellë në vëmendje deklaratat përkatëse.
Osmani tha gjatë përballjes në OKB se “ndërhyrja e NATO-s shënoi një moment historik vendimtar në historinë e njerëzimit”. Ndërsa përfaqësuesi rus nënvizoi se “agresioni i NATO-s kundër ish-Jugosllavisë u bë një pikë kthese në historinë globale”.
Ajo që doli në pah, sipas ekspertit amerikan, ishte një fakt i rëndësishëm i lojës së dyfishtë të Putinit, të cilën duhet ta kuptojnë serbët.
“Kosova është thjesht një mjet për Moskën që ta përdorë kundër Ukrainës. Putin tashmë e ka tradhëtuar Serbinë, duke e përdorur ndërhyrjen krejtësisht të ndryshme të NATO-s në rastin e Kosovës për të legjitimuar agresionin rus kundër Ukrainës”, shkruan Josep.
Ndërkohë, ajo që nuk ra shumë në sy në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB ishte kërkesa e përfaqësueses së Japonisë.
“Kosova ka bërë shumë progres që prej pavarësisë. Roli i UNMIK-ut duhet të rishikohet, pasi situata në Kosovë është shumë më ndryshe nga se ishte 25 vite më parë”, nënvizoi diplomatja.
Biggest surprise from today's UNSC face-off between Kosovo President Vjosa Osmani and Serbia President Aleksandar Vucic: that bombastic Vucic was overmatched by dignified, thoroughly-prepared Osmani? No, that was to be expected. https://t.co/hTjlCZWDGb
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) April 23, 2024