Një kabllo e cila shërben për rregullimin e komunikacionit hekurudhor dhe një kabllo ST për sinjalizim dhe telefoni në gjatësi prej 300 metra janë vjedhur në linjën nga Maxhari drejt Shkupit.Nga Hekurudhat e Maqedonisë për MIA,deklaruan se është shkaktuar dëm i madh material prej rreth 25 mijë euro dhe se me vjedhjen e kabllos vihet në pikëpyetje siguria e komunikacionit hekurudhor.Vjedhja është zbuluar mbrëmë gjatë kontrollit të rregullt të shërbimeve të Hekurudhave, ndërsa rasti është denoncuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.