4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVizita e Vjosa Osmanit në Tetovë, VMRO-DPMNE e brengosur që presidentja nuk...

Vizita e Vjosa Osmanit në Tetovë, VMRO-DPMNE e brengosur që presidentja nuk u prit edhe në maqedonisht

Një ditë pas vizitës së Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Tetovë, VMR0- DPMNE reagoi e brengosur se pse ajo nuk u prit edhe në gjuhën maqedonase, por retëm në shqip. Këshilltari komunal i kësaj partie thotë se në Tetovë gjuhë zyrtare shtë edhe maqedonishtja, e cila sipas tij dje nuk u respektua.

“Dje kishim pritje skandatoze të presidentes së Kosovës, e dënojmë këtë akt. VMRO-DPMNE i thërret institucionet shtetërore të udhëhequra nga LSDM dhe BDI të marrin masa në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve për vendosjen e bilbordeve vetëm në gjuhën shqipe. Pritja e djeshme nuk ishte e vendosur në bazë të marrëveshjes së Ohrit ku pritja duhet të ishte në mënyrë multietnike, ku duhet të ketë bashkëjetesë edhe harmoni mes etnive. Edhe një asnjë rast nuk duhet të harrohet se Tetova është qytet në Maqedoni kiu jetojnë edhe maqedonas dhe etnitë tjera nuk duhet të injorohet fakti se si në të gjithë Maqedoninë, edhe në Tetovë gjuha zyrtare është gjuha maqedonase”, tha Angel Karapetrov, këshilltar VMRO-DPMNE-së.
Kryesuesi i këshillit komunal, që është nga radhët e Lëvizjes Besa, Besar Durmishi thotë se këto qëndrime të partnerit të tyre në nivel lokal, VMRO-DPMNE-së, janë politika ditore, sepse në Tetovë respektohet etnitë tjera.

“Nuk e di arsyen pse ka pasur ankesa të tilla edhe pse merren me politika të ulëta ditore se na kthejnë pas ajo që di unë është se duhet të shkojmë drejt Bashkimit Europian dhe të funksionojmë si një qytet europian apo një shtet multietnik, ne jo vetëm që kemi deklaruar po edhe e kemi dëshmuar me vepra se kemi respektuar etni të tjera, kemi përkrahur etnitë tjera që janë në qytetin e Tetovës”, pohoi Besar Durmishi, kryetar i Këshillit Komunal.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në datat 26-27 prill qëndroi për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, si mysafire e presidentit Stevo Pendarovski. Krahas takimit me të dhe zyrtarëve të tjera, ajo e vizitoi edhe Komunën e Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments