0.2 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVizita e Kurtit, Ali Ahmeti: Pendarovski e Kovaçevski u ngutën me reagimet,...

Vizita e Kurtit, Ali Ahmeti: Pendarovski e Kovaçevski u ngutën me reagimet, ranë në grackën e përgatitur!

Në emisionin RTKPrime, lideri i BDI Ali Ahmeti ka folur gjerë e gjatë rreth vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti mes të tjerash vuri në dukje që vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut u keqpërdor nga opozita shqiptare.

Gazetari: E Po, si shkak që vizita e Kryeministrit Kurti mori një dimension në diskursin publik goxha të madh, sepse reagoi Presidenti i Republikës, Kryeministri, kryetarja e Shkupit edhe tjerë, edhe tjerë. Duhet kontestuar edhe gjërat që ndodhin këtu, sepse emërimi i rrugës Adem Demaçi në Çairë u bë temë shumë e madhe. Shkupi kërkon që të ketë një rishikim të gjithasaj. Pse? Pse erdhën në këtë në këtë diskurs, zoti Ahmeti?

Ali Ahmeti: Mendoj që u ngutën edhe kryeministri, edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriut. Jo një herë prej meje, për shembull ka kërkuar opozita maqedone që unë t’i shaj ata. Jo një herë. Mirëpo këtë nuk e bëj.

Gazetari: Opozita maqedoni ju ka kërkuar që t’i shani ata?

Ali Ahmeti: Po si, që atyre t’u rritet rejtingu tek komuniteti maqedoni, sepse nuk është njësoj të dal unë dhe të shaj dhe të kundërshtoj një parti politike dhe të dal për shembull një parti minore tek shqiptarët që nuk i njeh as mahalla e vete.

Gazetari: Dhe ju kanë kërkuar këtë në këtë kohët e fundit?

Ali Ahmeti: Më kanë kërkuar edhe kohët e fundit edhe më herët. Unë nuk jam i ndërtuar prej ekraneve televizive as politikan. Unë nuk jam i ndërtuar si politikan nga kancelari ose nga marrëveshjet nëpër bodrume. Unë vij krejtësisht nga një strukturë tjetër dhe unë kur të nis të shahem, unë nuk shahem përditë, unë një herë shahem dhe ditën tjetër, o në të, o mbi të ka thënë Çerçiz Topulli. Dhe unë sepse fjalë pas fjale nis, gur pas guri bëhet kalaja, fjalë pas fjale nis belaja, dhe unë jam tepër i kujdesshëm në këtë drejtim dhe jam i kursyer nga sharjet dhe nga fjalët, ma tepër jam i përkushtuar te dialogu, te demokracia e mirëfilltë, e luftrat, rezistencat, u kryen marrëveshjet që janë arritur dhe tash një fjalë e urtë popullore thotë fjala mas Kuvendi dhe pushka mas lufte, nuk kanë vlerë.

Gazetari: Diskursi ju i duket i ashpër në këtë drejtim zoti Ahmeti, sepse këtu nuk po flasim për bela, po flasim për zhvillime politike.

Ali Ahmeti:: Po i kthehem përsëri presidentit dhe kryeministrit dhe ua kam thënë, mos u ngutni, sepse ju po bini në graskën që është përgatit. Dhe unë jam i bindur që as kryeministri i Maqedonisë, as presidenti, as Albin Kurti do të thotë nuk e kanë ditë këtë.

Gazetari: Ma shpjego pak graskën, si u pergatit kjo graskë?

Ali Ahmeti: Sepse kjo mori me dimension ndërshtetëror, që nuk ishte e dobishme për për Kosovën kjo situatë. Nuk është në leverdi të Kosovës, sepse ti kështu po ia hap shtegun edhe Vuçiqit të vijë ai e të thotë unë po e bëj një tunel ta lidhë Rudarin me ku e di un me një katun tjetër në Serbi atje.

Gazetari: Dhe është paralajmëruar një vizitë e mundshme e Vuçiqit në Maqedoni.

Ali Ahmeti:: Jo, ai mund të të vijë në Kosovë, Vuçiqi. Po e thirr, për shembull, kryetari i Graçanicës ose i Parteshit, për shembull. Çka do bëni? Po e thirr kryetari i Parteshit, po e thirr. Unë nuk e besoj që këto hollësi i ka vënë në spikam zoti Kurti, jo zoti Kurti do pasur takime të vazhdueshme me te, mirëpo tani rruga Adem Demaqi.

Rruga Adem Demaqi është votu me Badenter. Në qytetin e Shkupit, pavarësisht asaj deklaratës së kryetares së Shkupit që do ngrisë si iniciativë për heqjen e rrugës Adem Demaci, po kjo punë është mbyllë kah kah kah kohë që është mbyllë dhe nuk është vetëm rruga Adem Demaci, por është Jusuf Gërvalla, por është Lëvizja Popullore e Kosovës, por ka dhjetëra e dhjetëra emra që janë ndryshuar në Shkup, po Lidhja e Prizrenit e kështu me radhë. Dhe, për t’u heq rruga Adem Demaci, ka vendim edhe të Qeverisë, sepse vendimi i qytetit të Shkupit kalon në Qeveri. Në qytet të Shkupit është votuar me Badenter dhe për t’u hekë emri i Adem Demaqit duhet përsëri formula e Badenterit.

Gazetari: Që praktikisht të bie që s’mund të ndodhej ajo.

Ali Ahmeti:: Që s’mund të ndodhi, ashtu. Por përdoret tani për thjesht, për marketing politik nga partitë politike maqedone përballë elektoratit të tyre, sepse ka shumë reagime nga elektorati maqedonas dhe është shumë e vërtetë që ka reagime të mëdha. U bë Shqipëria e Madhe, u bë Shqipëria e Madhe për korridorin e tetë. Në momentin që u vunë gur themelin për korridorin e tetë, sa dy javë ditë rresht nuk janë ndalur reagimet. Po e humbëm shtetin, u bë Maqedonia Shqipëri e Madhe. Tani me këtë tunelin, rrugën Tetovë – Prizren. Ja, u shkëput Maqedonia, u bë Shqipëria e madhe, nëse partitë politike për kredi ditore, nëse i fusin dhe bëjnë terror psikologjik mbi popullatën vendore këtu joshqiptare.

Gazetari: E kam vërejtë këtë diskursin polarizues edhe në fillim, e thashë zoti Ahmeti, por a bëri në këtë dimension edhe ftesa për t’u marrë në bisedë informative e kryetarit të Çairit dhe të Tovës nga organet e rendit të Maqedonisë së Veriut pas vizitës së zotit Kurti, a i dha këtë dimension?

Ali Ahmeti: Edhe kjo, edhe kjo u bë, edhe kjo u bë u thotë e pamenduar fare. Edhe flamuri shqiptar është flamur zyrtar. Jo rast se nuk e thashë unë rastësisht që kryetari i komunës, nëse nuk e ka para komunës edhe në tavolinë të punës pesë mijë euro dënimin e ka.

Po, tani për atë flamurin autoktonus që ishte, ajo është një një krijimtari, dhe patriotike, dhe këtu kanë ngritur flamur, atë flamurin e Virgjinisë, të Maqedonisë Antike, Diellin, për shembull, e zbukurojnë është. Ajo nuk ka kurrfarë prapavije. Dhe ka njerëz të ri, që i ka bërë përshtypje dhe ky flamur, sidomos u afirmu me rastin e lojës Shqipëri-Serbi në Beograd, edhe ka të ri që i përqafojnë ka të ri, që nuk mbajnë llogari dhe përgjegjësi për procese, nuk mbajnë llogari për marrëveshje si duhet të implementohen, zbatohen marrëveshjet. Edhe ngriti flamur të tillë me Isa Boletinin, me Ismail Qemajlin. Po Isa Boletini është tre metra e gjysmë në sheshin e Sarajit. Shtatorja e Isa Boletinit, Isa Boletini ka jetu në Shkup, po Bajram Curri ka jetu në Shkup, po Hasan Prishtina e ka jetu në Shkup, po kanë udhëheqë kryengritje në Shkup, po e kanë çliru Shkupin, Hasan Prishtina, Bajram Curri e Isa Boletini, ata janë të pandarë prej historisë së shqiptarëve.

Gazetari: Prandaj, kjo kjo çfarë për po që të bëjnë organet e rendit të Maqedonisë së Veriut, është për efekt elektoral, për të nxitë elektoratin?

Ali Ahmeti: Për për për efekt elektoral është më tepër dhe për t’i për për të zvogëluar sadopak frikën e për fat të keq, të maqedonasve karshi shqiptarëve. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments