Kjo shprehje në italisht do të thotë “Rroftë udhëheqësi/lideri”. Pasi kështu
italianët e quanin në atë kohë Benito Musolinin, ndërsa miqtë e tijë të
ngushtë e thërrisnin Beni. Ndërsa Duçen tonë, të gjithë miqtë e thërrasin
Edi, pasi gjatë e ka Edvin.
Edi – Duçja jonë, para dy ditësh miratoi me anë të një vendimi të Këshillit të
Ministrave : “V E N D I M PËR ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN DHE
FUSHËN E VEPRIMIT TË POLICIMIT VULLNETAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 128, të
ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të
Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: I. DISPOZITA TË
PËRGJITHSHME
- Ky vendim ka për objekt rregullimin e organizimit, funksionimit dhe
fushës së veprimit të shërbimit të policimit vullnetar, në mbështetje të
strukturave të Policisë së Shtetit. - Qëllimi i këtij vendimi është përmirësimi i sigurisë publike, forcimi i
kapaciteteve të strukturave të Policisë së Shtetit dhe inkurajimi i
angazhimit qytetar, duke promovuar bashkëpunimin ndërmjet policisë dhe
komunitetit për rritjen e besimit dhe parandalimin e veprimtarive të
kundërligjshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi. - Policimi vullnetar është një shërbim publik, i cili përfshin veprimtaritë e
kryera nga policët vullnetarë në mbështetje të strukturave vendore të
Policisë së Shtetit. - Polici vullnetar është çdo person që plotëson kushtet dhe kriteret e
përcaktuara dhe që është pranuar në shërbimin e policimit vullnetar”.
Deri më sot Duçja sëbashku me gjithë ata që I bëjnë fresk në sektin e tij që e
quan “Rilindje” – dhe pak më vonë do e kuptoni pse e ka quajtur kështu,
kanë deklaruar gjatë këtyre 12 viteve të tij të qeverisjes se rendi publik dhe
siguria publike në Republikën e Shqipërisë është përmirësuar shumë dhe
sipas tij “Shqipëria nga vrima e fundit e kavallit në 2013 është afruar drejt
mesatares së BE, duke qëndruar në mes vendesh evropiane. Po të shikosh,
lexosh apo dëgjosh çfarë shfaqet dhe thuhet, e shkruhet në policinë e shtetit
për rendin dhe sigurinë në Shqipëri është vend për të ikur e vrap, ku s’ka
rend dhe siguri dhe policia është insitutcion pa asnjë forcë e besueshmëri,
por gjëja më e mirë dhe inkurajuese është se ndërkohë faktet dhe shifrat që
ne i ndjekim sepse mbi bazën e tyre vlerësojmë ku jemi, flasin të
kundërtën”.
Dhe është e vërtetë që situata e rendit dhe sigurisë në Shqipëri qëndron
edhe më mirë se në shumë vende të BE.
Atëherë kur në Shqipëri nuk kemi krim ordiner të rrugës që të përbëjë
problem në sigurinë publike, kur nuk kemi shtuarje dhe dalje jasht
kontrollit të atij krimit ordiner të rrugës që mund të cënojë përditshmërinë
e qytetarëve, të lind pyetja – Për çfar duhet ky policimi vullnetar? Çfar do
përmirësojë ky në çeshtje të sigurisë së Policisë së Shtetit?!
Realiteti është që kjo ashtu si edhe e shpjegojnë vet në rrjshtat e këtij
vendimi :
pika a/iv Mbledhjen e informacionit me interes për Policinë e Shtetit
pikë kjo që bie ndesh me nenin 35 të ligjit për Policinë e Shtetit i cili
përcakton:
“Burimet e informacionit
Në funksion të ushtrimit të veprimtarisë së saj policia mbledh informacion
policor nga burimet si më poshtë: a) gjatë procesit të shoqërimit, ndalimit
dhe arrestimit të personave; b) të dhëna dhe fakte që sigurohen nga policia
në funksion të ushtrimit të veprimtarisë së saj, me qëllim ruajtjen e rendit
dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin e veprave penale; c) të dhëna
që sigurohen nga të dhënat kombëtare dhe ndërkombëtare në të cilat
Policia e Shtetit ka akses të drejtpërdrejtë ose me marrëveshje me
autoritetin përkatës; ç) të dhëna që mblidhen për ushtrimin e përgjegjësive
të përcaktuara në ligje të veçanta”
Pika e/ii. Mbikqyrjen dhe sigurimin e zonave të grumbullimit të qytetarëve.
Kjo do të thotë se çfardo lloj informacioni që mblidhet nga një strukturë e
organizuar si kjo e policimit vullnetar, e cila nuk është strukturë e
përcaktuar me ligj të veçantë, është veprimtari e jashtëligjshme me vendim
partie dhe në shërbim të partisë, për të mbajtur dhe ndikuar në mbajtjen e
pushtetit me çdo kusht, mënyrë e formë.
Pra thënë shkurt Edi- Duçja i vëndit tim e i vëndit tënd po krijon një
strukturë politike të uniformuar në shërbim të Policisë së tija që e quajmë
Policia e Shtetit, që do të thotë se Shqipëria po kthehet në një shtet policor
në shërbim të partisë në pushtet.
Do thonë disa sa i zgjuar ky Duçja jonë.
Por jo, unë ju them që edhe këtu ai është shterp nga mendja, si ato mushkat
italiane të ushtrisë.
Kjo Polici Vullnetare është kopje e policisë vullnetare që Beni-Benito
Musolini- Duçja i vërtetë krijoi me vendim të qeverisë së tija në vitin 1923
të quajtur “Milizia Volontaria per la Sicurezza Nazionale (MVSN)” –
përkthimi – Policia Vullnetare për Sigurinë Kombëtare.
Siç edhe e shihni, thjeshtë, Duçja jonë ka zëvëndësuar vetëm fjalën
Kombëtare me fjalën Publike.
Dhe këtu del edhe kuptimi i sektit të tijë të qujatur “Rilindje”. Ky
organizmin që ky ka vendosur të krijojë është kopje identike e këtij
organizimit fashist. Pra “Rilindja” e Edit, është rilindja e fashizmit në
Shqipëri.
Edhe në policinë vullnetare fashiste të Duçes italian puna ishte në baza
vullnetare dhe nuk paguhej, por vlerësohej me anë të çertifikatave dhe
medaljeve. E njëjta gjë është parashikuar edhe në këtë policinë vullnetare
neo-fashiste të Duçes shqiptar.
Në policinë vullnetare fashiste italiane mosha e pjesëmarrjes ishte midis 18
dhe 50 vjeç. Në policinë vullnetare neo-fashiste shqiptare mosha e
pjesëmarrjes do të jetë 18-63 vjeç.
Policia vullnetare fashiste e Duçes në Itali kishte uniforma të zeza dhe për
këtë njihej edhe si “ Camicie nere” (Këmishat e Zeza).
Të shpresojmë që Duçja jonë nuk do i veshi edhe ky me këmisha të zeza.
Dhe të mbledhësh informacion e të mbash nën mbikqyerje qytetarët e këtij
vendi pa vendim gjykate, por thjesht me vendim qeverie dhe policie është
veprim totalitar dhe totalisht antikushtetues dhe i paligjshëm.
Viva il Nouvo DUCE – Rroftë Duçja i ri – Edi Rama
PS: I madhi Dritëro shkruante
Në vendin tim e në vendin tënd
Një kokë e çmendur, një vend e çmend.