Vitin e kaluar i kemi paguar Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim 6,5 milionë euro interesa dhe shpenzime për mjete të parealizuara për shkak të një kredie të dakorduar, por të patërhequr për ndërtimin e hekurudhës Beljakovci – Kriva Pallankë. Ky është i dyti nga gjithsej tre seksione që duhet të ndërtohen për lidhjen hekurudhore me Bullgarinë nëpërmjet Korridorit 8.
Këtë e konfirmon Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore, në raportin vjetor për vitin e kaluar, në të cilin sërish ka pësuar humbje prej 5 milionë eurosh me zhvlerësim të llogaritur, ndonëse të hyrat në vitin 2021 ishin 1.5 milionë euro më të larta se një vit më parë.
Këto para “Infrastruktura” ia ka paguar BERZH-it nga mjetet e veta gjatë vitit të kaluar, të cilat arritën në 393.930 milionë denarë. Shpenzimet e përgjithshme për kamatë dhe mjete të patërhequra te kreditori ndërkombëtar arritën në 405.413 milionë denarë, sepse 11.483.000 denarë gjoba ndaj BERZH janë paguar edhe për pjesën Kumanovë – Beljakovci.
Këto para që kompania thotë se janë të papaguara dhe kapitalizohen në investim derisa të vihen në shërbim. Vitin e kaluar u vlerësuan operatorët që shprehën interes për rikonstruksionin dhe ndërtimin e kësaj faze.
Për këtë, kompanisë i kanë mbetur vetëm 290 milionë denarë për investime reale, kryesisht falë faktit se 210 milionë denarë janë siguruar me grant.
Qeveria muajin e kaluar nënshkroi dokumentet që do të realizojnë dy faza për lidhjen hekurudhore me Bullgarinë. Investimi “peshon” 200 milionë euro, një pjesë e të cilit është kredi dhe një pjesë grant. Operatorët e përzgjedhur janë austriak “Strabag” dhe turk “Gülermak”.burimi i lajmit