Nga Enti Shtetëror i Statistikës kumtuan se në vitin 2024 janë regjistruar 757 objekte të ndërtuara pa leje.
Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 151 objekte për banim1) (19.9%), 99 mbindërtime, meremetime dhe adaptime ( 13.1%), 77 objekte afariste (10.2%), 49 garazhe (6.5%), 147 gardhe (19.4%), 8 shkallë (1.1%), 14 terrasa (1.8%), 20 veranda (2.6%), 93 tenda (12.3%), 26 objekte të përkohshme (3.4%) dhe 73 objekte ndihmëse (9.6%).
Numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje, 93.8%, janë në pronësi private.