Kryetari i Komunës së Tetovës sot e promovoi përfundimin e realizimit të punëve ndërtimore tek murri mbajtës në rrugën për në Banjë të Tetovës.
Andaj shpreh vërejtjet dhe rekomandimet e mia në lidhje me këtë projekt të “përfunduar” ku rrezikohet jeta e qytetarëve.
Pse dhe si e toleroi Komuna e Tetovës të kalojë një projekt i tillë kur haptas duken gabimet (lëshimet) e projektantit?
Përse nuk u adaptua projekti sipas gjendjes reale në teren, ku vërehet se kemi lëshesë për ujë, por në të kundërtën është ndërtuar murri mbajtës përreth vrimës së lëshesës për ujë dhe e njejta nuk është e mbrojtur !
Rekomandim : Sa më parë të vendosen mbrojtse tek kjo pjesë.
Dheu në këtë pjesë është i shkrift dhe ekziston mundësia që përsëri të ketë shembje të dheut,
Rekomandim : Të bëhet mbrojtja e pjertësisë në mënyrë adekuate.
Hapësira pas murrit mbajtës është lënë e zbrazët, në këtë mënyrë materiali që do të shembet nga pjertësia do ta dëmtojë murrin mbajtës përsëri !
Rekomandim : Hapësira pas murrit të mbushet me material adekuat.
Kur fillohet një punë duhet të realizohet prej fillimi deri në fund siç duhet dhe mos të bëhen punët gjysmake (Sa për sy e faqe).