Sirenat e alarmit gjëmuan në Tel Avivi gjatë natës, ku pavarësisht masave të marra, 10 persona humbën jetën prej raketave të lëshuara nga Iranit drejt shtetit hebre.
200 janë të plagosurit; mësohet se një raketë ka rënë edhe në Jeruzalem. Forcat izraelite të mbrojtjes njoftuan këtë mëngjes se miliona vetë “kanë vrapuar nëpër vendstrehime” pasi republika islamike nisi një valë të re sulmi.IDF-ja theksoi se janë përgjigjur me shënjestrimin e një serie objektesh në Teheran të lidhura me programin bërthamor të vendit, e kanë mësyrë edhe depozita karburanti. Agjensia iraniane e lajmeve Tasnim pohoi se bombat izraelite kishin goditur edhe Ministrinë Iraniane të Mbrojtjes, duke dëmtuar njërën prej godinave të saj.
Konfliktit iu bashkuan së fundi edhe aleatët e Iranit, rebelët Huthi në Jemen, të cilët pohuan se gjatë 24 orëve të fundit, kanë lëshuar drejt territorit izraelit disa raketa balistike hipersonike Palestine 2. Në një deklaratë të grupit që kontrollon pjesë të mëdha të Jemenit, përfshirë kryeqytetit Sanaa, thuhet se po ndërmerren një sërë veprimesh të koordinuara kundër objektivave të ndjeshme të armikut izraelit. Izraeli kërkoi hapur përfshirjen e SHBA-së.Por teksa shumë media të rëndësishme e shikojnë si të pagjasë një lëvizje të tillë, Donald Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se nëse “Shtetet e Bashkuara do të goditen nga Irani në çfarëdolloj mënyre, e gjithë fuqia e Forcave të Armatosura Amerikane do të përplaset mbi ta me nivele që nuk janë parë kurrë më parë”. Trump e nenvizoi megjithatë në mesazh se Amerika nuk ka asnje lidhje me sulmin ndaj Iranit.
Sipas gazetës izraelite Axios që citon dy burime amerikane dhe një zyrtar izraelit në dijeni të çështjes, administrata Trump ia ka bërë të qartë Netanyahut se nuk do të përfshihet direkt në asnjë sulm ushtarak izraelit kundër impianteve bërthamore iraniane. Sipas Wall Street Journal, Izraeli nuk do të ngurrojë këtë radhë të shënjestrojë edhe udhëheqësin më të lartë të Iranit, liderin e tiju shpirtëror ajatallohan Ali Khamenei. “Eliminimi i Khamenei nuk përjashtohet si mundësi, si pjesë ë përpjekjeve për të shkatërruar programin nuklear të Teheranit”, shkruan gazeta.
Irani ndërkohë ka paralajmëruar të shënjestra një sërë vendesh perëndimore nëse ndihmojnë në bllokimin e sulmeve të tij shpaguese ndaj Izraelit, duke veçuar këtu sidomos bazat ushtarake dhe anije e SHBA-së, Francës e Britaninë e Madhe, duken thënë se për këtë arsye, ka gati 2.000 raketa.
© SYRI.net