3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVijon procesi gjyqësor për “MAXHAR TELEKOMIN”

Vijon procesi gjyqësor për “MAXHAR TELEKOMIN”

Me kërkese të Prokurores Speciale Lile Stefanova, në seancën për rastin “Magjar Telekom” dëshmoi ish kryetari i Bordit të drejtoreve të Telekomit të Maqedonisë, Dejan Mickoviq. Ai tha se në periudhën 2004-2006 sa ishte në funksion nuk ishte në dijeni për disa marrëveshje dhe për Protokollin e bashkëpunimit ndërmjet Magjar Telekomit dhe Qeverisë së Maqedonisë, të cilën e firmosi ish-kryeministrit Vllado Buçkovski. Ky i fundit i kishte thënë Mickoviqit se rasti është i montuar me motive politike. Ai deklaroi se nuk ka qenë në dijeni as për pagesën e divedendës prej 44 milion eurove nga buxheti i shtetit, në vitin 2005.

Në kohën kur isha të jap dëshminë për këtë çështje në Komisionin e Letrave me Vlerë në SHBA, pikërisht në vitin 2008 kam marr kërcënime përmes postës elektronike. Gjykatësi Federal më trajtoi si dëshmitar të rrezikuar atje, kurse në Maqedoni edhe pse e njoftova prokurorin Lupço Shvërgovskin, prokurorin e lëndës në atë kohë Marko Zvërlevskin dhe inspektorë të MPB-së, kërcënuesit asnjëherë nuk u identifikuan.” – theksoi Dejan Mickoviq, Ish-kryetari i Bordit të drejtoreve të Telekomit të Maqedonisë

Për keqpërdorim të detyrës zyrtare me kosto prej miliona eurosh akuzohen ish-drejtorë të Telekomit të Maqedonisë Attila Szendrei, Rolf Plath dhe Zoltan Kisjuhász. Ata ngarkohen për organizimin e kontratave konsulente fiktive me kompaninë e Konsulencës “Chavtex holdings Limited nga Qipro, që përfundoi me kosto prej 4 milion euro të Telekomit të Maqedonisë dhe dëmtimin e buxhetit të shtetit prej 2 milion euro, sepse në atë kohë Qeveria zotëronte 47% të aksioneve të kompanisë.

Nga pala mbrojtëse për Alsat thonë se Prokuroria Speciale nuk ka prova të mjaftueshme për të provuar aktakuzën që kanë ngritur ndaj klientëve të tyre.

U mor në pyetje ish-kryetari i bordit, Dejan Mickoviq, në kontekst të sqarimit të gjendjes faktike të kësaj lënde. Shumica e pyetjeve kishin të bëjnë me të akuzuarin e parë Atila Sendrej dhe të tjerët. Ndoshta prokurorja kishte tezen e saj dhe pyetjet përfshinin edhe të tjerët, kurse ne arritëm të sqarojmë se disa pyetje nuk kanë të bëjnë me akuzat që u ngarkohen atyre. Vlerësoj se në këtë kontekst akuza është e pabazë për klientin tim Atila dhe të tjerët në këtë proces gjyqësor.”  -tha Nenad Janikeviq, Avokat i të akuzuarit të parë Attila Szendrei

Hetimi i këtij rasti filloi në vitin 2008 dhe tre vjet më vonë filloi gjykimi, por pas shtyrjes së seancave  vazhdimisht,  rasti u mor nga Prokuroria Speciale. Në seancën e radhës që do të mbahet të mërkurën vazhdon dhënia e dëshmive të tjera. Kurse dëshminë kryesore në vazhdim të seancave pritet ta jap ish-shefi i DSK-së Sllobodan Bogoevski, i cili para autoriteteve të drejtësisë në Nju Jork pati dëshmuar se për “Magjar Telekomin” ryshfet kanë marrë ish-kryeministri Vllado Buçkovski, kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe ish-zyrtarët e kësaj partie Musa Xhaferi dhe Abdulhalim Kasami.

Adnan Qaili


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments